Pioli flet pas triumfit në udhëtim te Empoli dhe titullin kampion: Milani meriton notë të lartë për vitin 2021, kampionati ende i gjatë
Milani barazoi me Udinesen dhe u mposht nga Napoli për të qenë 180 minuta pa fitore në Serie A, gjë që vetëm një herë kishte ndodhur këtë edicion.
Rossonerët u rikthyen te fitoret, pasi mposhtën Empolin në udhëtim me rezultat 2-4 në një ndeshje shumë të mirë të zhvilluar.
Franck Kessie me dy gola si dhe Alessandro Florenzi e Theo Hernandez me nga një tjetër ishin shënuesit për Milanin.
Pas kësaj fitore ka folur trajneri Stefano Pioli, duke thënë se ishin shumë të rëndësishme tri pikët.
“Fitorja kundër Empolit është shumë e rëndësishme, sepse reaguam me karakter dhe vendosmëri. Duhet ta fitonim këtë ndeshje, për klasifikimin dhe besimin tonë”.
“Vuajtëm, por shtrënguam dhëmbët dhe luajtëm si skuadër, duke arritur një rezultat të rëndësishëm”, tha Pioli.
Tutje Pioli ka thënë se Milani i tij e meriton një notë të lartë për vitin 2021, por tani futën në fazën më të vështirë.
“Milani meriton një notë të lartë për vitin 2021, po tregojmë se jemi konkurrues. Pastaj hapi i fundit është gjithmonë ai më i vështiri”.
“Faza e dytë do të jetë akoma më e vështirë, duhet të mundohemi të rikuperojmë sa më shumë lojtarë. Jam i kënaqur me reagimin e skuadrës, sepse jemi një grup i ri. Jam i bindur se me Napolin nuk e meritonim humbjen, tani duhet të shfrytëzojmë mirë pushimin sepse janari është një muaj i rëndësishëm”, ka thënë Pioli.
Milani e mbyll këtë vit në pozitën e dytë në Serie A me 42 pikë, katër më pak se rivali lokal Inter. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë
Futbollistët e Kosovës nisen për në Qipro, mungojnë treshja e madhe e Dardanëve
Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll
Gjendja fizike e Rooneyt është e tmerrshme, por klasi i tij mbetet duke shënuar një gol spektakolar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve