LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se e keqtrajtoi babai, 9-vjeçari nga Suhareka dërgohet në strehimore

Dyshohet se e keqtrajtoi babai, 9-vjeçari nga Suhareka dërgohet në strehimore
Foto: Arkiv

Një fëmijë i moshës 9 vjeçare është dërguar në strehimore pasi dyshohet është keqtrajtuar nga babai i tij.

Viktima ka marrë edhe trajtim mjekësor.


Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar pastaj është liruar me vendim të prokurorit.

“Suharekë 17.12.2021 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka keqtrajtuar viktimën (fëmijën e tij nëntë vjeçar). Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është dërguar në strehimore. Me rekomandim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 6 orë dhe më pas është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/