LAJMI I FUNDIT:

Vihet gurthemeli i obeliskut për të përkujtuar punëtorët shëndetësorë

Vihet gurthemeli i obeliskut për të përkujtuar punëtorët shëndetësorë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është vënë gurthemeli i obeliskut për në nder dhe përkujtim të kontributit dhe sakrificës së profesionistëve shëndetësor. Obelisku që do të simbolizojë rëndësinë e shërbimit shëndetësor parashihet të përurohet më 17 shkurt.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), Pleurat Sejdiu ka thënë se qëllimi kryesor i këtij obelisku është përjetësimi i sakrificës së punëtorëve shëndetësorë.


“Qëllimi kryesor dhe i vetëm është përjetësimi i sakrificës së punëtorëve shëndetësorë jo vetëm mjekëve por të gjithëve së bashku për sakrificën e tyre gjatë viteve në shtetndërtim dhe në sakrificat për lirinë e vendit, pasi që dihet fare mirë se që nga burgosjet e para viktimat e para politike kanë qenë mjekët dhe duke vazhduar për përpjekjet përmes demonstratave të 68-tës dhe kryengritjes së asaj autonomie të cilën e ka pas Kosova, vazhdimin e protestave për shtet të pavarur dhe të gjitha këto i ngërthen në vete ky monument. Dhe normal si pjesë tash më e freskët, tash punëtorëve shëndetësorë të cilët kanë humbur jetën duke dhënë shërbime edhe gjatë pandemisë, duke u përpjekur të shërojnë pacientët e sëmurë nga pandemia dhe me këtë e rrumbullakojmë një ide të cilën e kemi bërë tash e një vit”, thotë ai.

Sejdiu ka treguar edhe për atë se si u bë përzgjedhja e projektit.

“Kjo ide ka filluar nga vetë oda e mjekëve dhe na janë bashkangjitur të gjitha odat e profesionisteve shëndetësorë dhe kjo si ide u ka dhënë një grupi prej arkitektëve dhe skulptorëve të cilët kanë dizajnuar dhe kemi arritur tek një dizajn që ka fituar përmes konkursit. Dhe vetë skulptoret dhe vetë dizajneri e ka emëruar ‘Për Jetën’ në formën e një EKG-je ritmit të zemrës që është jeta ve. Plani ka qenë për 28 nëntor të them të drejtën por për shkak të procedurave me komunë të dhënies së lejes parcelës, por tash plani është që më 17 shkurt të përurohet”, ka shtuar Sejdiu.

Butrint Morina, ideatorë i këtij monumenti tha se i gjithë ky projekt do të realizohet në metal.

“Projekti do të realizohet në metal ideja për projektin unë personalisht kamë punuar në temën e shëndetësisë edhe më herët edhe në ketë projekt nuk ishte e vështirë për mua që të gjejë një formë që sipas meje është reprezentative jam nisur nga linja e aparatit kardiografi që janë rrahjet e zemrës për të formua një kompozicion që përmes formave gjeometrike do të ketë një qëndrim mjaftë përfaqësues që i dedikohet kontributit të profesionisteve shëndetësorë” ka thënë ai.

Po ashtu vlen të theksohet se që nga marsi kur janë shfaqur rastet e para me COVID-19 mjekët kanë dhënë kontribut të madh, ku edhe shumica e tyre që kanë qenë të prekur me Covid qindra nga ta humbur jetën me pandeminë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori