Eksperti i njohur gjerman për Ballkanin, Bodo Weber, pret që qeveria e re gjermane e drejtuar nga kancelari i ri Olaf Scholz do të jetë më e unifikuar për heqjen e vizave për kosovarët.
“Koalicioni i ri, ndryshe nga ai i mëparshmi, i cili përgjithësisht përkrahte liberalizimin e vizave, por me Ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer, për një kohë të gjatë duke luajtur një lojë të dyfishtë, do të jetë më i unifikuar në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe një avokat më i fortë për të brenda BE-së”, tha Weber për Klan Kosova.
Ai pret po ashtu që qeveria aktuale në Gjermani të avokojë më fort për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Duke gjykuar nga marrëveshja e koalicionit, politika e zgjerimit do të drejtohet fuqishëm nga Partia e Gjelbër. Prandaj pres që qeveria e re të avokojë fuqishëm në zhbllokimin e perspektivës së anëtarësimit në BE dhe të angazhohet seriozisht me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili tashmë prej disa vitesh po bllokon zgjerimin e BE-së”.
Profesori Weber mendon se nëse Franca largohet nga pesimizmi për të pranuar shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë BE-ja do të ketë ndikim më të madh tek Serbia dhe se dialogu do të trajtohet më seriozisht.
“Vetëm nëse hiqet pengesa franceze, BE-ja do të ketë sërish levë kundrejt Serbisë dhe vetëm atëherë mund të shohim një rivendosje serioze të negociatave Kosovë-Serbi, të cilat aktualisht janë de-fakto të vdekura”.
Ai thotë se qeveria gjermane në krye me Scholz do të ketë qasje të njëjtë ndaj Kosovës, derisa pret ashpërsi më të madhe karshi Serbisë.
“Pres gjithashtu që qeveria e re gjermane të mbajë një qëndrim shumë më të ashpër ndaj Serbisë dhe transformimit autoritar të regjimit të Vuçiqit, ndërsa do të vazhdojë politikën ndaj Prishtinës të njëjtë me atë të qeverisë Merkel. Edhe pse kjo nuk do të thotë se Berlini është i kënaqur me gjithçka që po bën koalicioni qeverisës në Kosovë”, tha ai.
Ndryshe, qeveria e re e Gjermanisë ka shkruar në programin e saj se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më shpejt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAlarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë
Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron