LAJMI I FUNDIT:

Aksion i Policisë për rastin “Subvencionet”, disa të arrestuar

Aksion i Policisë për rastin “Subvencionet”, disa të arrestuar
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës është duke realizuar një aksion si vazhdimësi e aksionit “Subvencione”, që kishte filluar muaj më parë e ku ishin arrestuar disa persona të dyshuar për keqpërdorime në bujqësi.

Bëhet e ditur se edhe sot janë arrestuar katër zyrtarë të Komunës së Istogut.


Nënkryetari i Komunës së Istogut, Agim Ademaj, ka konfirmuar për Telegrafin se Policia tashmë ka arrestuar katër zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë.

Apeli i lë në paraburgim të arrestuarit në rastin “Subvencionet”
Lexo po ashtu Apeli i lë në paraburgim të arrestuarit në rastin “Subvencionet”

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi për Telegrafin se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë.

Aksioni "Subvencioni", Policia arreston katër zyrtarë të Komunës së Istogut
Lexo po ashtu Aksioni "Subvencioni", Policia arreston katër zyrtarë të Komunës së Istogut

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë”, tha ai.

Ndryshe, muaj më parë janë arrestuar mbi 20 zyrtarë nën dyshimin për abuzime me subvencione në AZHB. Arrestimi i tyre është bërë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim në detyrë dhe marrje ryshfeti.

Arrestimet e para kishin ndodhur në muajin shkurt. /Telegrafi/