LAJMI I FUNDIT:

Zaev niset drejt Bullgarisë: Autobusi po kthehej nga Turqia, në mesin e viktimave 12 fëmijë

Zaev niset drejt Bullgarisë: Autobusi po kthehej nga Turqia, në mesin e viktimave 12 fëmijë
Foto: Reuters

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është nisur menjëherë drejt Bullgarisë pas aksidentit të tmerrshëm që i mori jetën 46 personave, që besohet të jenë kryesisht nga Maqedonia e Veriut.

I shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani si dhe ai i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ai do të ndalet në Sofje.


Kryeministri maqedonas deklaroi për TV21 në Maqedoninë e Veriut se autobusi ka qenë duke u kthyer nga Turqia ku prej 53 udhëtarëve 46 prej tyre tashmë nuk jetojnë më.

Aksident tragjik në Bullgari, së paku 46 të vdekur
Lexo po ashtu Aksident tragjik në Bullgari, së paku 46 të vdekur

Po ashtu, ai deklaroi se 12 viktima janë nën moshën 18-vjeçare.

“Ka ndodhur tragjedi e madhe në Strumca para Bllagoevgradit. Autobusi i Maqedonisë është kthyer nga Stambolli, Turqia – nga ekskursioni. Tragjedia është në kthesën drejt një vendi të vogël ku prej 53 udhëtarëve në autobus, 46 kanë vdekur në vendngjarje, kurse 7 janë në spitalin në Sogje.

Unë, ministri i Shëndetësisë, dhe ministri i Punëve të Jashtme tashmë jemi para Sogjes, t’i vizitojmë të sëmurët dhe të kuptojmë më shumë për fatkeqësinë. Më vjen shumë keq, 12 fëmijë janë nën 18 vjeç. Tragjedi e tmerrshme, tragjedi e madhe, ngushëllime familjarëve të viktimave…. Na janë konfirmuar se janë në gjendje të mirë 7 persona që janë në spital dhe për këtë shkojmë atje që të informohemi për më shumë detaje”, tha Zaev për TV21.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori