LAJMI I FUNDIT:

Murati reagon pasi Kurti tha se s’ka shkëmbim territoresh pasi nuk jemi në mesjetë

Murati reagon pasi Kurti tha se s’ka shkëmbim territoresh pasi nuk jemi në mesjetë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti i cili tha se “nuk jemi në mesjetë e për këtë as nuk do të ketë shkëmbime territoresh”.

Murati përmes një postimi në Facebook tha që Kurti le të kthehet në shekullin 21 dhe të kërkojë vëndimmarrjen se me cilin shtet duan të jetojnë shqiptarët në Kosovën Lindore dhe serbët në komunat veriore.


Ai shtoi se kjo le që nuk është autokratike por sipas tij kjo di të ishte krejtësisht demokratike.

“Ripërcaktimi i kufijve në mes të autokracisë dhe demokracisë! Kryeministri Kurti idenë e shkëmbimit të territoreve e paska lidhë me konceptet mesjetare dhe mendësinë e monarkëve autokrat që kanë zotëruar popuj dhe territore. Ok.

Atëherë kryeministri Kurti le të kthehet në shekullin 21 dhe të kërkojë që vendimarrjen se me cilin shtet po duan të jetojnë ta marrin shqiptarët në Kosovën Lindore dhe serbët në tri komunat veriore në një refrendum.

Kjo le që nuk është autokratike, por kjo do ishte krejtësisht demokratike. Madje edhe atë referendumin në të cilin kryeministri do votonte për bashkim me Shqipërinë do ta afronte po ta realizonte këtë projekt”, shkroi Murti.

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori