LAJMI I FUNDIT:

“Fat në fatkeqësi”: Fëmija i shpëton më të keqes, derisa makina i kaloi shumë afër – para se të përplasej me një turmë njerëzish në Wisconsin

“Fat në fatkeqësi”: Fëmija i shpëton më të keqes, derisa makina i kaloi shumë afër – para se të përplasej me një turmë njerëzish në Wisconsin

Një fëmijë duket se ka qenë me fat për dallim nga shumë të tjerë të cilët e pësuan – disa me fatalitet, disa të tjerë me lëndime – kur një SUV i kuq “u përplas” në një turmë njerëzish në Wisconsin, SHBA.

Siç edhe mund të shihet në pamjet e publikuara nga mediat e huaja, fëmija ishte duke “vallëzuar”, përderisa SUV vjen me shpejtësi në drejtim të tij, por për fat të mirë nuk e godet atë.


Ndryshe, të paktën pesë persona kanë gjetur vdekjen dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një SUV i kuq Ford kaloi me shpejtësi dhe u fut përmes njerëzve në një paradë Krishtlindjesh në Wisconsin.

Momenti kur makina “përplaset” në turmën e njerëzve në Wisconsin, nga ku mbetën pesë të vdekur dhe mbi 40 të lënduar
Lexo po ashtu Momenti kur makina “përplaset” në turmën e njerëzve në Wisconsin, nga ku mbetën pesë të vdekur dhe mbi 40 të lënduar

Një person ndodhet në paraburgim dhe incidenti – së paku deri më tani – nuk duket të jetë një akt terrorist në këtë moment, thanë zyrtarët.

Kaylee Staral, e cila ishte dëshmitare e incidentit, përshkroi se si ishte gjendja gjatë incidentit.

“Ndoshta rreth 20 deri në 30 minuta pas paradës, një SUV i kuq erdhi me shpejtësi në mes të rrugës – pati shumë britma”, ka thënë fillimisht ajo, përcjell Telegrafi.

Dëshmitarja rrëfen tmerrin – pasi makina “përplaset” në turmën e njerëzve në Wisconsin, ku mbetën pesë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar
Lexo po ashtu Dëshmitarja rrëfen tmerrin – pasi makina “përplaset” në turmën e njerëzve në Wisconsin, ku mbetën pesë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Staral vazhdoi duke thënë se “kishte shumë njerëz në tokë”.

Ndërkohë mediat raportojnë se Shtëpia e Bardhë po monitoron situatën në Waukesha, Wisconsin, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, përcjell Telegrafi.

Ndërsa FBI tha se është në dijeni të incidentit në Waukesha, Wisconsin, paradën e Krishtlindjes, ku një SUV kaloi nëpër një turmë të dielën mbrëma. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
OKB-ja do të votojë mbi rezolutën që e

OKB-ja do të votojë mbi rezolutën që e "ringjall" ofertën e Palestinës për anëtarësim, Rusia "nën ethe" se edhe Kosova po shkon drejt asaj rruge

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Në rast të një lufte NATO-Rusi, admirali amerikan tregon se cila duhet të jetë lëvizja e parë e Aleancës

Në rast të një lufte NATO-Rusi, admirali amerikan tregon se cila duhet të jetë lëvizja e parë e Aleancës

Evropa
Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Azia
Agjencia palestineze e OKB-së thotë se izraelitët i vunë zjarrin selisë qendrore në Jerusalem

Agjencia palestineze e OKB-së thotë se izraelitët i vunë zjarrin selisë qendrore në Jerusalem

Botë
Gruaja braziliane u bë e famshme pasi vendosi ta lëshojë mjekrën - ajo ka një mesazh të fuqishëm për njerëzit

Gruaja braziliane u bë e famshme pasi vendosi ta lëshojë mjekrën - ajo ka një mesazh të fuqishëm për njerëzit

Amerika Latine
Kalo në kategori