LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitarja rrëfen tmerrin – pasi makina “përplaset” në turmën e njerëzve në Wisconsin, ku mbetën pesë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Dëshmitarja rrëfen tmerrin – pasi makina “përplaset” në turmën e njerëzve në Wisconsin, ku mbetën pesë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Të paktën pesë persona kanë gjetur vdekjen dhe 40 u plagosën pasi një SUV i kuq Ford kaloi me shpejtësi dhe u fut përmes njerëzve në një paradë feste në Wisconsin.

Kaylee Staral, një praktikante e Milwaukee Journal Sentinel e cila ishte dëshmitare e incidentit, përshkroi se si ishte gjendja gjatë incidentit.


“Ndoshta rreth 20 deri në 30 minuta pas paradës, një SUV i kuq erdhi me shpejtësi në mes të rrugës – pati shumë britma”, ka thënë fillimisht ajo, përcjell Telegrafi.

Staral vazhdoi duke thënë se “kishte shumë njerëz në tokë”.

Duke përshkruar të lënduarit, Staral tha “përpara meje në vendin e vogël ku isha ulur, me siguri katër persona ishin në tokë – kështu që kishte shumë njerëz që vrapuan për t’i kontrolluar. Besoj se katër personat përballë meje po merrnin ende frymë, por ishin në tokë, nuk lëviznin”.

Ndërkohë mediat raportojnë se Shtëpia e Bardhë po monitoron situatën në Waukesha, Wisconsin, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, përcjell Telegrafi.

Ndërsa FBI tha se është në dijeni të incidentit në Waukesha, Wisconsin, paradën e Krishtlindjes, ku një SUV kaloi nëpër një turmë të dielën mbrëma. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori