LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim ndaj pesë personave lidhur me aksionin “Parku Kombëtar Sharri 2021”

Kërkohet paraburgim ndaj pesë personave lidhur me aksionin “Parku Kombëtar Sharri 2021”

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve Sh.L., G.S.,E.Sh.,M.L dhe B.R., nga Kaçaniku, të cilët gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit në kohë të pacaktuar në bashkëkryerje, në vazhdimësi në pyllin e mbrojtur saktësisht në territorin e Parkut Kombëtar “Sharri” më qëllim të shitjes e në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr.04/L-087, për parkun kombëtar “Sharri’’ kanë prerë drunj të llojeve të ndryshme, të cilat pastaj i kanë bart me mjete transportuese dhe si pasojë të dëmtuarës Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, i kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, me këtë në bashkëkryerje në vazhdim kanë kryer veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

Tutje, në njoftim thuhet se, të njëjtit, në bashkëkryerje, në vazhdimësi në pyllin e mbrojtur saktësisht në territorin e Parkut Kombëtar “Sharri”, kanë shkatërruar pyjet me sipërfaqe të mëdha, në atë mënyrë kanë prerë drunj të llojeve dhe sasive të ndryshme me të cilat veprime të dëmtuarës Drejtorisë për Administrimin e Parkut kombëtar “Sharri”, i kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, me këtë në bashkëkryerje në vazhdim kanë kryer veprën penale “Shkretërimi i pyjeve”. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Lajme
Pas MPJD, edhe QKMK thirrje mërgimtarëve: Shmangni pikëkalimet kufitare me Serbinë

Pas MPJD, edhe QKMK thirrje mërgimtarëve: Shmangni pikëkalimet kufitare me Serbinë

Lajme
Vrau babanë dhe e hodhi në pus, arrestohet miku i 30-vjeçarit në Durrës

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, arrestohet miku i 30-vjeçarit në Durrës

Lajme
Kurti dhe ministrat takojnë kryetarin e Mitrovicës së Veriut, diskutime mbi qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik

Kurti dhe ministrat takojnë kryetarin e Mitrovicës së Veriut, diskutime mbi qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik

Lajme
Lista Serbe e quan persekutim ndaj popullit serb mbylljen e komunave paralele në veri, thonë se ato nuk e kanë shkelur ligjin

Lista Serbe e quan persekutim ndaj popullit serb mbylljen e komunave paralele në veri, thonë se ato nuk e kanë shkelur ligjin

Lajme
Ministrja e Jashtme e Finlandës arrin në Kosovë, pritet në Aeroportin “Adem Jashari” nga Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Finlandës arrin në Kosovë, pritet në Aeroportin “Adem Jashari” nga Donika Gërvalla

Lajme
Kalo në kategori