Sputnik Srbija, e financuar nga Kremlini, ka një shtrirje të kufizuar në Ballkanin Perëndimor, por kjo ka gjetur një mjet për të përdorur mediet lokale për përhapjen e përmbajtjes së tij.
Kështu e përmbledh raporti “Gjurmët e Rusisë në mjedisin e informacionit të Ballkanit Perëndimor: Ndjeshmëria ndaj ndikimit rus“, publikuar nga Qendra e Përsosmërisë së Komunikimeve Strategjike, me seli të NATO-s në Riga (NATO StratCom CoE).
“Anketimet e opinionit dhe mjetet e monitorimit të medias nuk e vendosin Sputnik Srbija në mesin e medieve kryesore të rajonit. Megjithatë, sipas ekspertëve vendas, ajo është në masë të madhe media më me ndikim e lidhur me Rusinë në Ballkanin Perëndimor, kryesisht për shkak të shpërndarjes së përmbajtjes së saj nga mediet lokale”, thuhet në raport.
Sipas EU vs Disinfo, një nga kanalet e shfrytëzuara për të përhapur narrativa dhe dezinformata pro-Kremlinit është Sputnik Srbija, e cila operon nga Beogradi që nga viti 2015, ajo boton në serbisht, si në alfabetin cirilik ashtu edhe atë latin.
Duke analizuar ndikimin
Për të kuptuar më mirë rolin që luan Sputnik Srbija në mjedisin e informacionit të rajonit, NATO StratCom CoE jo vetëm që analizoi narrativat që ajo promovon, por gjithashtu gjurmoi se si përmbajtja që prodhon shpërndahet ose ribotohet nga media të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Për këtë qëllim, NATO StratCom CoE ndërmori një studim gjithëpërfshirës të audiencës i cili ofron një kuptim më të mirë të zakoneve të konsumit të medias në të gjithë rajonin, analizon ndjeshmërinë e audiencës së Ballkanit Perëndimor ndaj keqinformimit dhe dezinformimit dhe teston narrativa specifike të promovuar nga Kremlini.
Hulumtimi tregoi se njerëzit në të gjithë Ballkanin Perëndimor preferojnë më shumë lajmet lokale dhe kombëtare sesa lajmet rajonale dhe ndërkombëtare. Rreth 10 për qind e audiencës së rajonit përdorin mediet ndërkombëtare si burim lajmesh dhe mediet ruse të sponsorizuara nga shteti si Sputnik dhe Russia Today (RT) nuk janë mediet ndërkombëtare më të preferuara në asnjë pjesë të Ballkanit Perëndimor.
Hulumtimi gjithashtu tregoi se pikëpamjet e mëparshme politike janë të rëndësishme. Ata që janë më të prirë të besojnë në narrativat anti-Bashkim Evropian dhe anti-NATO, deklaruan se ndjekin më shpesh RT dhe Sputnik. Përveç kësaj, Sputnik dhe RT zgjidhen më shpesh si burime lajmesh nga ata ndjekës të medieve ndërkombëtare që jetojnë në një pjesë të Republika Serbe të Bosnjës e Hercegovinës, nga serbët etnikë, nga ata që kundërshtojnë anëtarësimin në BE dhe ata që janë në favor të Rusisë si partner i politikës së jashtme.
Portalet lokale
Hulumtimi gjurmoi se cilat media ribotojnë përmbajtjen e Sputnik dhe zbuloi se ri-publikuesit më të shpeshtë të përmbajtjes së Sputnik Srbija përfshinin media lokale në Serbi, Mal të Zi, BeH dhe Kosovë, disa prej tyre edhe transmetues të shërbimit publik si RTRS, transmetuesi i shërbimit publik të entiteti të Republika Serbe.
Sondazhi i opinionit tregoi më tej se shikuesit e RTRS më shpesh mund të gjenden në mesin e atyre që kundërshtojnë çdo formë marrëdhënieje me NATO-n dhe preferojnë bashkëpunim më të ngushtë me Rusinë dhe Kinën.
Në të njëjtën kohë, asnjë nga mediet me bazë në Kosovë të identifikuara në studim nuk rezulton si mediet më të vizituara në sondazhin e opinionit publik IPSOS. Megjithatë, të dhënat tregojnë një dallim të qartë ndërmjet serbëve etnikë të Kosovës që konsumojnë lajme në gjuhën serbe dhe kryesisht nga mediet serbe dhe shqiptarëve që konsumojnë lajme në gjuhën shqipe.
Audienca e ndjeshme
Kur bëhet fjalë për hulumtimin mbi audiencat e ndjeshme, asnjë grup-moshë specifike nuk ishte vendosur të kishte qëndrime më të favorshme ndaj Rusisë dhe narrativave që ajo promovon. Megjithatë, hulumtimi identifikoi disa tendenca. Në nivel mbarëkombëtar, banorët e Serbisë shprehën nivelet më të larta të mbështetjes për narrativat e testuara antiperëndimore, ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë këto narrativa kishin më pak gjasa të fitonin tërheqje.
Populli i Serbisë demonstroi gjithashtu qëndrime më të favorshme ndaj Rusisë sesa pjesa tjetër e rajonit kur u pyet për “partnerin e preferuar të politikës së jashtme”, “mbështetësin kryesor të huaj”, “faktorin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë” dhe vlerësimin e përgjithshëm të marrëdhënieve aktuale.
Në një nivel më të gjerë, serbët etnikë në të gjithë rajonin (në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi) u treguan se ishin më mbështetës të narrativave anti-perëndimore dhe kanë më shumë gjasa të preferojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë dhe Kinën sesa me NATO-n dhe BE-në. Gjithashtu, ata të prirë për të besuar në teoritë e konspiracionit, të testuar në deklaratat e COVID-19, u treguan se kishin më shumë gjasa të besonin në narrativat pro-Kremlinit.
Ndërsa ky projekt kërkimor u fokusua kryesisht për Rusinë, Kina vazhdoi të shfaqej si një partner i favorizuar në të gjithë rajonin, përveç Shqipërisë dhe Kosovës. Bazuar në sondazhet e opinionit publik të kryera si pjesë e këtij hulumtimi, Kina ishte partneri më i preferuar i politikës së jashtme në Serbi.
Një gjetje shtesë është se edhe pse përfshirja e Kinës në vendet e Ballkanit Perëndimor është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, ajo nuk është njohur si ushtruese e ndikimit në opinionin publik vendas siç bëjnë SHBA, Serbia, Rusia, BE, NATO dhe Gjermania. Aktivitetet e Kinës rezultuan të shihen kryesisht në një këndvështrim pozitiv ose neutral, tregoi hulumtimi, dhe synimet e saj në rajon aktualisht nuk po vihen në dyshim dhe as nuk perceptohen si kërcënuese.
Kur bëhet fjalë për mbështetjen lokale ndaj manipulimit të informacionit, sondazhet e opinionit publik treguan se njerëzit në Ballkanin Perëndimor, edhe pse në një masë më të vogël në Shqipëri dhe Kosovë, kryesisht e njohin keqinformimin dhe dezinformimin si një kërcënim që mund të manipulojë opinionin publik. Shumë njerëz treguan se i kushtojnë vëmendje burimeve të informacionit që ata konsumojnë, veçanërisht në Serbi dhe Mal të Zi. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje