LAJMI I FUNDIT:

Spahiu: Russia Today dhe Sputnik kujdestare të propagandës ruse në Ballkan

Spahiu: Russia Today dhe Sputnik kujdestare të propagandës ruse në Ballkan

Mediet Russia Today dhe Sputnik vazhdojnë të janë kujdestare të propagandës ruse në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ku në çdo protestë kundër Aleancës Veri-Atlantike (NATO) apo vlerave evropiane, këto medie vazhdojnë t’i shërbejnë pushtetit të Kremlinit.


“Në çdo protestë që është bërë në kundër NATO-s ose vlerave që ka dashur t’i sulmojë Vladimir Putini, qoftë në Ballkan, qoftë në pjesët e tjera evropiane, aty ka qenë, si kujdestare, Russia Today (RT) ose Sputnik. Russia Today e kishte ndryshuar emrin në RT, duke shpresuar që audienca të mos e merrte parasysh origjinën e saj ruse”, thotë në dokumentarin “VIRUSSIA” gazetari i Telegrafi.com, Albert Spahiu.

Ai tregon rastin se si mediet ruse kanë manipuluar me fotografinë e gruas kaçanikase, Sherife Lute duke e falsifikuar si viktimë e NATO-s.

“Rasti i falsifikimit të fotografisë së gruas refugjate nga Ivaja e Kaçanikut, Sherife Luta me foshnjën e saj, është rast i tmerrshëm që kam parë në mediet ruse. E kanë marrë fotografinë, me Photoshop e kanë hequr prapavijën e njerëzve të tjerë refugjatë. Në vend të prapavijës origjinale e kanë vënë një ndërtesë të bombarduar, që nuk dihet nëse është ajo është e NATO-s, dhe dalin me konkludim se ja çfarë i ka bërë NATO një nëne serbe. Televizionet ruse i bëjnë falsifikimin e viktimave të luftës, falsifikimin e vendit të ngjarjes, bëjnë nxitje të urrejtje ndaj NATO-s. Rusët paraqiten si ata që ‘qajnë për Serbinë’. Dhe ç’është më kryesorja, këtë e lidhin me interesin më të afërt rus, apo me luftën kur Rusia e pushtoi Krimenë”, tregon ai.

Për ekspertin e sigurisë, Mentor Hoxhaj këto medie ruse vazhdojnë të janë të fuqishme për faktin se janë në gjuhën angleze.

“Nëse flasim sidomos për Russia Today (RT), është një media jashtëzakonisht e fuqishme, pse është e fuqishme, se është në gjuhen angleze.Në çdo vend të BE-së, kudo që udhëtoni, po më duket edhe në Maqedoni nëse udhëtoni dhe shkoni në njërin prej hoteleve, kanalin e parë që e keni me sinjalin e plotë e keni Russia Today”, shprehet Hoxhaj.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i SEES, Agim Musliu pas okupimit të Krimesë nga ana e Rusisë, Putin ka nxitur protesta në vendet e Evropës.

“Sanksioneve të Perëndimit pas okupimit të Krimesë, Putini iu kundërpërgjigj duke nxitur protesta nëpër vendet e Evropës. Siç thashë, ai ndikoi shumë edhe te e djathta ekstreme, por edhe te të majtit që këto protesta të jenë hibride, pak si të mjegullta për nga qartësia dhe kërkesat”, shpjegon Musliu.

Drejtoresha ekzekutive e Hybrid CoE, Teija Tiilikainen thotë se me anë të luftës hibride, Rusia po sfidon shtetet perëndimore.

“Rusia nuk është e kënaqur bashkëpunimin e politikës së sigurisë me shtetet perëndimore, me strukturën e NATO-së. Kështu që sinjalizon mosbesimin e saj në këtë bashkëpunim duke sfiduar shoqëritë perëndimore”, thotë Tiilikainen.

Në fund, ndihmës-sekretari i përgjithshëm i NATO-s për Sigurinë, Antonio Missiroli tregon se, nëse ka një tension në një vend të caktuar, atëherë akterët hibrid do të nxisin ndarjen e shoqërisë.

“Ajo që mund të them është se aktorët hibridë armiqësor, qofshin ata aktorë të deklaruar apo jo të deklaruar, priren të përqendrohen në cenueshmërinë tonë, dobësitë e sistemeve tona, të shoqërive tona. Nëse ka një tension në një vend të caktuar, sigurisht që aktorët hibridë do të përpiqen të nxisin ato veprime për të ndarë shoqëritë tona”, përfundon Missiroli. /RTK/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori