Gjermania dhe disa shtete të Bashkimit Evropian kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e tyre e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.
Katër shtete së bashku me Gjermaninë kanë kundërshtuar hapur në Glasgow, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të qëndrueshme pro-mjedisore.
“Energjia atomike nuk mund të jetë zgjidhja në krizën për klimën. Ajo është me mjaft rreziqe, shumë e ngadalshme dhe e shtrenjtë për dekadën vendimtare në luftë kundër ndryshimit të klimës”, tha ministrja gjermane e Mjedisit, Svenja Schulze.
Sipas saj, me energjitë e rinovueshme kemi një alternativë të mirë. Këtë pozicion e ndajnë edhe vende si Portugalia, Danimarka dhe Austria,
Disa vende duan ta kategorizojnë energjinë atomike si energji të gjelbër
Sfond i këtij debati janë përpjekjet brenda BE për taksonominë, një sistem klasifikimi për investime mbrojtëse ndaj klimës. Me këtë teknologjitë marrin një vlerësim të caktuar si teknologji pro-mjedisore me qëllim që burimet financiare të përdoren më shumë për teknologjinë e gjelbër.
Por tetë shtete të BE, mes tyre Franca, Polonia, Hungaria, Çekia i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian jo vetëm të klasifikojë si të gjelbra centralet atomike dhe deponitë e tyre, por edhe centralet e gazit natyror. Për energjinë fosile të gazit natyror, ky kategorizim duhet të vlejë përkohësisht deri në vitin 2030, dhe vetëm për “centralet më efikase”, ka bërë të ditur Ministria e Mjedisit në Francë.
Deklarata e pesë ministrave të Mjedisit
Për të vepruar kundër këtyre planeve, ministrja gjermane e Mjedisit, Schulze dhe ministrat e Austrisë, Luksemburgut, Danimarkës dhe Portugalisë publikuan një deklaratë së fundmi.
“Dekada aktuale është vendimtare për rrugën tonë të përbashkët drejt neutralitetit ndaj klimës dhe një sistemi ekonomik, që respekton kufijtë e planetit tonë”, thuhet aty.
Prandaj ka shumë rëndësi, që “të kemi një taksonomi të besueshme, të orientuar të BE”. Nënshkruesit përmendin aty mbetjet e energjisë atomike si të rrezikshme për klimën.
Çdo vend ka “të drejtë sovrane” të vendosë për ose kundër energjisë atomike, theksojnë pesë ministrat e Mjedisit. Por futja e kësaj forme të energjisë në taksonominë e BE “do të dëmtonte integritetin, besueshmërinë dhe vlerën” e energjive të tjera të rigjenerueshme. Në një ekspertizë juridike të Ministrisë Federale të Mjedisit në Berlin, thuhet, se kategorizimi i energjisë atomike si energji e “gjelbër” mund të “nxirrej para gjykatave të BE”. Berlini dhe Vjena jo drejtpërdrejt kërcënojnë me padi, nëse Komisioni Evropian mbështet Francën dhe vendet që janë pro energjisë atomike.
Greenpeace shikon një sinjal të fortë
Drejtuesi i organizatës ambientaliste, Martin Kaiser e përshëndeti aleancën kundër kategorizimit të energjisë atomike si energji të gjelbër.
“Aleanca e shteteve si Gjermania, Austria, Luksemburgu e Portugalia dërgon një sinjal të fuqishëm në drejtim të Komisionit Evropian dhe i vë kufi ngjyrimit të gjelbër të energjisë atomike”, tha Kaiser.
Sipas komisionarit të BE për Financat, Mairead McGuinness vendimi për kategorizimin e energjisë atomike dhe gazit natyror në taksonomi do të merret deri në fund të vitit.
Shtetet anëtare kanë pastaj 12 muaj kohë të ngrenë pretendimet e tyre ndryshe taksonomia hyn në fuqi. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
A don me mësu qysh me editu video?
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore