LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri u vendos në një bunker lufte ndërsa Izraeli mbante stërvitjen kombëtare për t’u përgatitur për variantet e ardhshme të COVID-19

Kryeministri u vendos në një bunker lufte ndërsa Izraeli mbante stërvitjen kombëtare për t’u përgatitur për variantet e ardhshme të COVID-19

Kryeministri izraelit Naftali Bennett dhe ndihmësit e tij të lartë u strehuan në një bunker lufte të enjten.

Dhe kjo ndodhi për shkak të një stërvitjeje ushtarake që simulonte shpërthimin e një varianti të ri vdekjeprurës të Covid-19, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Kryeministri e përshkroi stërvitjen gjithëditore “Omega”, të quajtur sipas një lloji imagjinar të virusit, si një masë paraprake për të mbajtur Izraelin gati për “çdo skenar”.

Kompleksi anti-bërthamor në kodrat e Jerusalemit, i njohur si Qendra Kombëtare e Kontrollit, u përdor gjithashtu për të koordinuar reagimet e para ndaj coronavirusit të ri SARS-CoV-2 në mars 2020.

Bunkeri thuhet se u ndërtua më shumë se një dekadë më parë nga frika e programit bërthamor të Iranit dhe një përballje raketore me Libanin dhe Rripin e Gazës.

Siç vënë në pah mediat e huaja, udhëheqësit civilë dhe ushtarakë u përfshinë gjithashtu në stërvitjen e fundit, duke simuluar teste masive, shtrime në spital dhe shtetrrethim.

Pas kësaj, Izraeli do të ndajë rezultatet e stërvitjes me partnerët e tij.

“Izraeli është i sigurt dhe i mbrojtur. Për të ruajtur këtë dhe për të siguruar vazhdimin e jetës normale, ne duhet të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën dhe të përgatitemi për çdo skenar”, citohet të ketë thënë Bennett.

Izraeli prezantoi mbyllje të rrepta gjatë tre valëve të para të pandemisë, por ka mbajtur ekonominë dhe shkollat të hapura që nga fillimi i valës së katërt në qershor, duke u mbështetur në vaksinimet dhe masat e tjera epidemiologjike si mbajtja e maskave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori