LAJMI I FUNDIT:

Chiellini me një propozim interesant: Të zvogëlohet numri i skuadrave në Serie A

Chiellini me një propozim interesant: Të zvogëlohet numri i skuadrave në Serie A

Juventusi ka qenë ndër ekipet themeluese të Superligës së Evropës, por që ky projekt duket se ka dështuar.

Kapiteni i Zonjës së Vjetër, Giorgio Chiellini mendon njëjtë si presidenti i Juves, Andrea Agnelli.


Mbrojtësi italian ka thënë se Superliga e Evropës është e nevojshme dhe se duhet të ndodhë.

“Kam folur prej disa vitesh me presidentin për këtë. E ardhmja e futbollit është gjithnjë e më shumë drejt garave evropiane në krahasim me ligat kombëtare”.

“Një lojtar i nivelit të Juventusit dëshiron t’i luajë ato ndeshje, me gjithë respektin për të tjerët. Sportistët e nivelit tonë, por ndoshta edhe tifozët, duan të shohim më shumë ndeshje të nivelit evropian. Kemi arritur në një pikë pa kthim”.

“Institucionet, klubet dhe lojtarët duhet të takohen për të reformuar kalendarët dhe për të krijuar gara të reja për të rinisur këtë sport, që mbetet më i bukuri në botë. Gjithsesi edhe mund të përmirësohet. Në SHBA, ku janë ‘profesorë’ për këto gjëra, kanë krijuar Superligën për çdo sport”, tha Chiellini.

Tutje mbrojtësi qendror ka thënë se duhet të zvogëlohet edhe numri i skuadrave në Serie A nga 20 në 18 ose 16.

“Ka disa ekipe të Serie A që janë në rrugë. Duhet të kthehemi te kampionati me 16 skuadra, por edhe me 18 liga do të ishte konkurruese dhe do t’i jepte hapësirë shtesë ndeshjeve të garave evropiane”.

“Është e rëndësishme të ulemi dhe të diskutojmë se si ta përmirësojmë futbollin. Situata po bëhet e paqëndrueshme për të gjithë dhe tifozët mund ta thonë”, tha Chiellini. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori