LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk u ftua nga SHBA-të në Samitin e Demokracisë, kritika ndaj Osmanit dhe Kurtit

Kosova nuk u ftua nga SHBA-të në Samitin e Demokracisë, kritika ndaj Osmanit dhe Kurtit

Republika e Kosovës nuk është ftuar për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mbahet gjatë dhjetorit atje.

Pas konfirmimit dhe sqarimit që dha për Telegrafin Ambasada e SHBA-vë në Kosovë, reagime të shumta e kritika drejt krerëve të shtetit pati në lidhje me mungesën e ftesës për vendin tonë.


Ekskluzive: Ambasada Amerikane flet për mos-ftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë - Kosova partner i palëkundur
Lexo po ashtu Ekskluzive: Ambasada Amerikane flet për mos-ftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë - Kosova partner i palëkundur

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se për më shumë se dy dekada të plota dhe pandërprerë, SHBA-të dhe Kosova kanë pasur relacion special, jo vetëm në atë që mund të ndërtojnë dy shtete, por edhe në atë që është e rrallë, lidhjen e fuqishme që mund ta ndërtojnë bashkë dy kombe.

Tahiri ka thënë se mos ftesa për Kosovën nga Presidenti Biden tregon se marrëdhëniet mes vendit tonë e SHBA-së janë degraduar.

Madje, për ketë ai lë fajtor presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin, Albin Kurti.

“Mos ftesa për Kosovën nga Presidenti Biden në Samitin e Demokracive që mbahet në dhjetor, është kambanë zhurmuese për atë se si janë dëmtuar e degraduar këto raporte, nga papërgjegjësia politike dhe distopia kombëtare e qeverisë së mazhorancës së Albin Kurtit e Vjosa Osmanit. Ky “errësim” që shkëputë traditën e mirëfilltë që kemi ndërtuar deri më tani, është produkt i orvatjeve kryeneçe të kryeministrit me bekimin e presidentes, që SHBA-të i trajton në dioptrinë e tij ideologjike, kundër interesit dhe rezonit shtetëror të Kosovës. Është produkt i refuzimit të segmenteve vitale që e rrisin këtë partneritet, siç që refuzimi i projektit të gazit, mos koordinimi dhe shmangia nga përgjegjësia ndaj këtij partneriteti special”, shkruan ndër të tjera Tahiri në Facebook.

Tutje, Tahiri shkruan se Samiti që mbledhë vendet demokratike për të ndërtuar kohezion kundër rrezikut të autoritarizmit, shkeljes së të drejtave dhe qeverive të korruptuara, shënon një vije dallimi mes sferës së demokracive të prirë nga Amerika dhe asaj antidemokratike që ka adresë në Moskë dhe Pekin.

“Është fatkeqësi për vendin tonë, që nga papërgjegjësia e qeverisë, sot nuk jemi kualifikuar në ligën e duhur.  Megjithatë, lidhjen mes dy kombeve tona e mbanë populli, edhe kur dështon ta kultivojë qeveria. Në vetëdijen e popullit të Kosovës, nuk ka partner më të rëndësishëm sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një qeveri që nuk reflekton vetëdijen e popullit, është mirë të fillojë të paketohet dhe të hapë rrugë”, shkruan Tahiri.


Ndërkaq, analisti i çështjeve politike, Agon Maliqi ka kërkuar që kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani të sqarojnë se pse nuk është ftuar Kosova në Samitin e Demokracisë.

“Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani duhet të na sqarojnë se përse në njërën prej nismave kryesore të SHBA për t’iu kundërvënë kërcënimit prej regjimeve autoritare si Kina dhe Rusia, aleati ynë kryesor nuk e fton Kosovën? Si është e mundur që SHBA-të na shohin në Evropë si pjesë e një klubi joprestigjioz autokratësh anti-perëndimorë bashkë me Vuçiqin, Dodikun, Lukashenkon, Orbanin dhe Erdoganin?”, pyet Maliqi.

Ai në Facebook ka shkruar se duhet të ketë një problem të madh tek liderët e Kosovës, për shkak se sipas tij, kjo nuk po i ndodh Kosovës për herë të parë.

“Jam i bindur se nuk duhet të ketë qenë e lehtë për SHBA-të për t’ia bërë këtë gjë shtetit të cilin kanë ndihmuar ta krijojnë. Kështu që këtu duhet të jetë një problem shumë i madh për të cilin liderët tanë duhet t’i kenë marrë sinjalet prej kohësh, sepse kjo shuplakë nuk vjen si vërejtja e parë. Ky kategorizim i Kosovës nuk mund të jetë i ndërlidhur me demokracinë e brendshme, ku jemi më mirë se rajoni, por me politikën e jashtme dhe të sigurisë”, shkruan Maliqi.

Tutje ai thotë se, “E përbashkëta e këtyre liderëve autoritarë të përmendur më sipër është se janë liderë të cilët jo vetëm që nuk e kanë politikën e jashtme të përputhur me SHBA, por aktivisht luftojnë kundër interesave të saj dhe të sigurisë evropiane. Çka po lypë Kosova në këtë grup?”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori