LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Ambasada Amerikane flet për mos-ftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë – Kosova partner i palëkundur

Ekskluzive: Ambasada Amerikane flet për mos-ftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë – Kosova partner i palëkundur

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka treguar për Telegrafin se pse Kosova nuk është ftuar në Samitin e Demokracisë të SHBA-ve.

Në përgjigjen për Telegrafin, nga Zyra për Medie e ambasadës kanë deklaruar se  “Jo të gjithë partnerët mund të përfshiheshin në këtë iniciativë”.


“Samiti i Presidentit për Demokraci është një nga iniciativat e shumta të SHBA-ve të fokusuara në avancimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut në mbarë globin”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane për Telegrafin.

Sipas deklaratës qëllimi i këtij Samiti ishte bashkimi i një grupi rajonal dhe socio-ekonomik të vendeve dhe juridiksioneve, duke përfshirë demokracitë e vendosura mirë ashtu edhe ato në zhvillim me diversitet të madhësisë së popullsisë, demografisë dhe vendndodhjes.

“Siç vuri në dukje Presidenti Biden në fjalimin e tij video të gushtit, Kosova ka bërë “përparim të jashtëzakonshëm gjatë 20 viteve të fundit” duke ndërtuar një demokraci të rigjenerueshme e multietnike”, thuhet në përgjigje.

“Si partner i palëkundur i Kosovës, Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të punuar me Kosovën në forume të tjera për të avancuar dhe forcuar demokracinë, për të parandaluar prapambetjen demokratike, për të promovuar respektin për të drejtat e njeriut dhe për të luftuar korrupsionin, në mënyrë që së bashku të mund të dëshmojmë se demokracitë plotësojnë nevojat e popujve të tyre”.

Më 9 dhe 10 dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahet për herë të parë Samiti për Demokraci, ndërsa tashmë po qarkullon në media lista me vendet që janë ftuar për të qenë pjesë e samitit.

Raportimi se Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci në SHBA, vijnë reagimet e para
Lexo po ashtu Raportimi se Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci në SHBA, vijnë reagimet e para

Mediumi amerikan Politico ka publikuar një listë me vendet që janë ftuar për pjesëmarrje, ndërsa ndonëse lista ende nuk është zyrtare aty nuk figuronte Kosova.

Telegrafi më herët ka dërguar pyetje në lidhje me këtë në Qeverinë e Kosovës, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori