LAJMI I FUNDIT:

Tyson Fury është bllokuar nga Wikipedia, sepse e ka ndryshuar profilin e Klitschkos

Tyson Fury është bllokuar nga Wikipedia, sepse e ka ndryshuar profilin e Klitschkos
(Foto: Getty/BT Sport)

Tyson Fury ka pranuar se është bllokuar nga Wikipedia, pasi e ka edituar profilin e Wladimir Klitschkos.

Para triumfit historik ndaj legjendës ukrainase në vitin 2015, britaniku kishte thënë se rivali i tij ishte ‘i mërzitshëm’ dhe e kishte mbretëruar në tërësi.


Asokohe, Fury ia rrëmbeu titujt WBA, WBO IBF dhe IBO, të cilët legjenda ukrainase i kishte mbrojtur për afro një dekadë.

Ndërkaq, në një intervistë për BT Sport, Tyson ka pranuar se është bllokuar nga Wikipedia për shkak të editimit të profilit Klitschkos.

(Foto: Getty)

I pyetur nëse thashethemet se ia ka edituar përmbajtjen e profilit të ukrainasit janë të vërteta, Fury ka thënë: “Po, është e vërtetë, derisa u bllokova nga Wikipedia”.

Paris Fury tregon hapur se kur do të pensionohet nga boksi Gypsy King
Lexo po ashtu Paris Fury tregon hapur se kur do të pensionohet nga boksi Gypsy King

“E bëra, sepse është një faqe publike dhe doja të dëshmoja se kushdo mund të shkruajë çfarë të dëshirojë në Wikipedia, sepse është publike”.

“Prandaj, nëse dëshironi të hyni dhe ta ndryshoni profilin tim, mund ta bëni”, ka thënë Fury.

Kur është pyetur nëse e ka ndryshuar ndonjëherë profilin e vet, ai ka thënë: “Jo, kurrë nuk kam ndryshuar asgjë timen”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori