LAJMI I FUNDIT:

Një vit burg për deçanasin i cili dha para me fajde

Një vit burg për deçanasin i cili dha para me fajde
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Deçan ka shpallë aktgjykim dënues prej një viti burgim ndaj të pandehurit F.H

Sipas njoftimit për media thuhet se i pandehuri F.H në fund të muajit mars 2020 e deri me datë 10.08.2020, në Deçan, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit, kontrakton dhe pranon për vete shumën dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit – dhënies së të hollave të dëmtuarit, në atë mënyrë që në kohën e lartcekur ia jep të dëmtuarit shumën e përgjithshme të hollave prej dymijenjëqind (2100) euro, ku i dëmtuari më vonë ia kishte kthyer shumën prej dymijë (2000) euro të borxhit bazë duke mbetur borxh edhe shumën prej njëqind (100) euro, ndërsa i pandehuri i ka kërkuar të dëmtuarit një shumë shtesë dukshëm jo proporcionale prej njëmijepesëqind (1500) euro të tjera si kamatë vonesë dhe shumën prej njëqind (100) euro të mbetura nga borxhi, e në total shumën prej njëmijegjashtëqind (1600) euro, të cilat i dëmtuari nuk ka arritur të ja paguaj deri me datë 10.08.2020 dhe i shkakton vetës lëndime trupore duke inskenuar dhe raportuar rrejshëm ne polici rastin e sulmit me qellim që t’i shmanget datës kur kishte për t’i dhënë paratë të pandehurit e ku i pandehuri me këtë ka realizuar dobi pasurore në emër të kamatës së kundërligjshme në shumën e përgjithshme prej njëmijepesëqind (1500) euro.

“I pandehuri ka kryer vepër penale fajdeja nga neni 331 par.1 të KPK-së. Të pandehurit F.H gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej një (1) viti i cili dënim duhet të ekzekutohet menjëherë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.


Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paralajmërimi për bllokimin e pikave kufitare, Elshani: Gati për çdo skenar - qytetarët të shmangin lëvizjet pas orës 18:00

Paralajmërimi për bllokimin e pikave kufitare, Elshani: Gati për çdo skenar - qytetarët të shmangin lëvizjet pas orës 18:00

Blinera Mehmeti
Alarmon drejtori i Klinikës së Psikiatrisë – fëmijët 9 e 10 vjeç, përdorues drogash

Alarmon drejtori i Klinikës së Psikiatrisë – fëmijët 9 e 10 vjeç, përdorues drogash

Shëndetësi
Ish-deputeti i Listës Serbe, Ivan Todosijeviq intervistohet për falsifikim dokumentesh

Ish-deputeti i Listës Serbe, Ivan Todosijeviq intervistohet për falsifikim dokumentesh

Lajme
Togeri i FSK-së, diplomon në ShBA – merr çmimin studenti më i mirë nga të huajt

Togeri i FSK-së, diplomon në ShBA – merr çmimin studenti më i mirë nga të huajt

Lajme
Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Lajme
“Mitrovicë a i pe dy trima, a të rroku shungullima”, Musliu e PDK-së ironizon me ministrat e Qeverisë Kurti

“Mitrovicë a i pe dy trima, a të rroku shungullima”, Musliu e PDK-së ironizon me ministrat e Qeverisë Kurti

Lajme
Kalo në kategori