Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e ka hedhur si të palejuar ankesën me numër Anr.721/2021 të datës 28.10.2021 të parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kundër kandidatit për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e LVV-së, Arben Vitia.
LDK kishte paraqitur ankesë në PZAP kundër Arben Vitisë, për shkak të shpërndarjes së materialit zgjedhor në Facebook, në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor 2021, shkruan Telegrafi.
Në arsyetimin e vendimit të PZAP-së, thuhet se “PZAP-i me datë 28.10.2021 ka pranuar ankesën Anr.721/2021, paraqitur nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës në të cilën pretendohet se më datë 28 tetor 2021, aktivistët e LDK-së rreth orës 12:00, kanë vërejtur se kandidati për kryetar komune të Prishtinës, Arben Vitia nga radhët e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka shpërndarë material zgjedhor (video) 13 sekondash në të cilën bënë thirrje për votim, pa bërë specifikim e duke iu drejtuar të gjithëve pa dallim, madje në një periudhë që ende nuk janë certifikuar rezultatet e duke bërë nxitje e ndërhyrje në votim. Si provë kësaj ankese i ka bashkangjitur linkun e videos së përmendur në ankesë”.
Tutje thuhet se paneli, pas shqyrtimit të lejueshmërisë së ankesës gjeti se ankesa është e palejuar sipas Nenit 33 dhe 44 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Rregullës Zgjedhore Nr.11/2013, Kodi i Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët dhe Rregulla Zgjedhore Nr.13/2013 Fushata e zgjedhjeve dhe njoftimi për ngjarjet politike, përcaktojnë aktivitetet e subjekteve politike gjatë periudhës së fushatës zgjedhore ku ndalojnë veprimet e subjekteve politike, mbështetësve të tyre ose kandidatët e tyre gjatë fushatës zgjedhore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'