Punëtorët në Shqipëri kanë dorëzuar 800 ankesa për shkeljen e të drejtave në punë pranë Inspektoratit të punës gjatë vitit 2023.
Numri më i madh i denoncimeve lidhet me mospagesën për punë të kryer në ditët e festave zyrtare, ditë të pushimit javor, punë të kryer në orë shtesë, moslidhje kontrate pune.
Punonjësit shqiptarë janë ankuar më shumë për marrëdhënien e punës në ndërmarrjet shtetërore, shoqëritë e ruajtjes së sigurisë fizike, institucionet arsimore që zënë 38 % e totalit të ankesave.
Problematikë është shënuar edhe për mosrespektimin e kontratave të punës në aktivitetin tregtar e bizneset prodhuese, ku mbizotërojnë ankesat në sektorin fason.
Inspektimet e kryera në 216,594 vende pune sipas raportit zyrtar kanë klasifikuar shkeljet më të shumta në lidhje me informalitetin, ku punonjësit paguhen më pak sec deklarohen, ose marrin pagë në të zezë.
“Janë konstatuar 1,965 punëmarrës informal ose 9.2% më shumë se një vit më pare, nga të cilët për 1949 prej tyre është formalizuar marrëdhënia e punësimit brenda procesit inspektues”, thuhet në raportin e vitit 2023 të Inspekoratit të Punës.
Në vend të dytë rezulton të jetë problematike siguria dhe shëndeti në punë, me 168 punëmarrës të aksidentuar në punë, nga të cilët 30 me pasojë humbjen e jetës. Në vijim 24% e shkeljeve janë gjetur për kushtet e punës…
Mirëpo krahasimi i shifrave ndër vite në “regjistrin e aksidenteve në punë” tregon një ulje të lehtë të incidenteve e një përpjekje për përmirësimin e kushteve të punës në Shqipëri, pasi për vitin 2022 kishte të rregjistruara 26 raste më shumë aksidente në punë, ku nga 194 prej tyre 32 ishin me pasojë fatale për jetën. Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar edhe 215 punëmarrës nën 18 vjeç që punojnë ose ilegalisht ose që ju cënohet siguria e shëndeti në punë. Rritja e punëmarrësve të huaj në Shqipëri ka bërë që të mos mungojnë ankesat prej tyre, edhe pse përbëjnë një numër të vogël denoncimesh, 0,45% të totalit të ankesave. Raporti nxjerr në pah se punonjësit në kryeqytet janë ankuar më së shumti me 64%, më pas janë vlonjatët me 8%, pasuar nga korçarët…
Vetëm 13% e subjekteve kanë kryer shkelje flagrante dhe janë dënuar me masë pezullimi, të tjerët janë ndëshkuar me gjobë ose me masën paralajmërim, raporton tch.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar
Osmani për masakrën në lagjen Tusuz të Prizrenit: Vendosja e drejtësisë për viktimat, përkushtim i çdoditshëm i yni
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali – Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar
Dreshaj: Qeveria aktuale mashtroi pensionistët, i shndërroi në lypsarë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës