LAJMI I FUNDIT:

Ankesa e KOK-ut në IOC për refuzimin që Serbia i bëri delegacionit tonë të boksit

Ankesa e KOK-ut në IOC për refuzimin që Serbia i bëri delegacionit tonë të boksit
(Foto: Facebook/KOK)

Komiteti Olimpik i Kosovës ka deponuar ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON/IOC), në lidhje me refuzimin që iu bë delegacionit të boksit të Kosovës, të cilëve tri herë iu refuzua hyrja për në shtetin e Serbisë, ku do të duhej të merrnin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Beograd.

Ekipi i boksit u ndalua në kufi nga policia serbe, e cila me urdhër të Qeverisë së Serbisë, nuk lejoi ekipin tonë të kalonte kufirin tek “Dheu i Bardhë” një herë dhe Merdarë dy herë, më datat 23 dhe 24 tetor të muajit të kaluar.


KOK ka deponuar gjithë materialin me dëshmitë e refuzimit të hyrjes së ekipit të boksit në kufi, duke iu bashkëngjitur foto, video, shkrime të mediave ndërkombëtare, letrat dërguar Federatës Botërore të Boksit Amator (AIBA) nga KOK-u dhe Federata e Boksit të Kosovës, etj.

Në e letrën e dërguar nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, për presidentin e KON-it, Thomas Bach, krahas përshkrimit të të gjithë ngjarjes në mënyrë kronologjike, është kërkuar nga shtëpia e Lëvizjes Olimpike në botë, të marrin të gjitha veprimet e duhura ndaj organizatorëve të botërorit të boksit dhe të gjithë akterëve të përfshirë në mos lejimin e hyrjes së ekipit të boksit të Kosovës në Serbi.

Reuters: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar fajëson AIBA-n për moskujdes para se Kampionatin e Boksit t’ia ndante Beogradit
Lexo po ashtu Reuters: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar fajëson AIBA-n për moskujdes para se Kampionatin e Boksit t’ia ndante Beogradit

“Në rast se këto veprime shpëtojnë pa ndonjë dënim të vërtetë, mesazhi i gjithë komunitetit sportiv do të jetë se sporti mund të përdoret si platformë e veprimeve politike dhe dëmtuese. Ekipi i Kosovës është dëmtuar në të gjitha aspektet e mundshme: moralisht, fizikisht, psikologjikisht dhe financiarisht”.

“Ne jemi bërë edhe një herë dëm kolateral i marrëdhënieve të paqarta dhe ne nuk jemi gati të vazhdojmë duke vuajtur nga regjimet politike të një vendi tjetër. Kjo është një mundësi e mirë për familjen olimpike, në mënyrë që të sjellin vendime të përshtatshme dhe të drejta, dhe t’i tregojmë botës se jemi gati t’i mbrojmë vlerat tona dhe për këtë nevojiten të përfshihen të gjitha palët e interesit në sport”, thuhet mes tjerash në letrën e presidentit Krasniqi.

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, janë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, me të cilët kanë diskutuar gjerë e gjatë çështjen e boksit gjatë takimeve në Kretë të Greqisë, ku javën e kaluar u mbajt Asambleja e Përgjithshme e Asociacionit Ndërkombëtar të Komiteteve Olimpike (ANOC).

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori