Nga: Bajram Mjeku
I qetë dhe i tërhequr, shkrimtar brilant e modernist i shquar, ai dukej sikur që nga lindja kishte lidhur paqe me vetminë.
Që nga fëmijëria, kam patur ndjesi të çuditshme për bardin e poezisë shqiptare Lasgush Poradeci dhe modernistin më të mirë të prozës shqiptare, Anton Pashku. Kisha njëfarë ndjesie sikur që të dy kanë ndërruar jetë në gjysmën e parë të shekullit të kaluar! Megjithëse të parin nuk e kam parë asnjëherë për së gjalli, të dytin edhe pse e kam njohur, kam patur të njëjtën ndjesi. Ndoshta pse jam impresionuar aq shumë me veprën e tij, apo edhe për faktin se Pashkun gjithmonë e kam parë veshur në të zeza, me gishtërinjtë e zverdhur nga nikotina e cigares dhe i mbyllur në mbretërinë e vetmisë.
Në vitin 1990, kisha përmbyllur dorëshkrimin e librit të parë dhe po e dërgoja në Redaksinë e botimeve “Rilindja”. Redaktori dhe poeti i ndjerë Ali Podrimja nuk gjendej në zyrë dhe derisa po kthehesha, papritur u shfaq Pashku. Mori dorëshkrimin dhe e vuri në sirtar me kujdesin më të madh, pastaj kërkoi të pinim kafe. Mbeta i shtangur. Veten e konsideroja të padenjë të pija kafe me Pashkun. Me vite të tëra më ka provokuar mënyra si është shkruar romani OH dhe tash kisha fatin ta dëgjoja nga vetë autori. Ai më foli me delikatesë për romanin dhe mënyrën e krijimit. Fliste për “gatimin” e romanit, ashtu siç babai dhe gjyshërit e tij kishin gatuar në zanatin e bukëpjekësit. Ishin vitet tetëdhjetë, kur kishim kuptuar se veprat e Pashkut lexoheshin me pasion në Shqipërinë staliniste. Dukej sikur shkrimtarët shqiptarë, përmes veprës së Pashkut i thonin regjimit: “Mjaft më me socrealizëm, është koha për modernizëm!”.
Anton Pashku kishte mbaruar vetëm Gjimnazin klasik në Prishtinë dhe ishte dëshmia më e mirë se zeja e shkrimit dallon me të bërit shkollë, prandaj Arti është dhunti e Zotit.
Vitet e okupimit ishin të rënda, por edhe më i rëndë për shkrimtarët e formatit Anton Pashku. Shumë shkrimtarë i kemi parë tek rishkruanin dorëshkrimet e anonimusëve, thjeshtë për të siguruar ekzistencën!
Herën e fundit, me Pashkun jam takuar në shtator të vitit 1994 në Prishtinë. Kishte rënë shumë nga shëndeti, por që nuk jepej për asgjë.
Ditën kur ndërroi jetë më 31 tetor të vitit 1995 e kam gjithmonë në kujtesë. Ishte ditë e vranët dhe e butë. Kur trupi i mjeshtrit të madh u nis drejt banesës së përbotshme, zymtësia e asaj dite sikur i shkonte veshjes së tij në të zeza dhe mbretërisë së vetmisë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të Bajronit: Nëse do që 100 italianë të heshtin, vrit një; nëse do që 100 shqiptarë të heshtin, duhet të vrasësh 99
Ali Lajçi për pranverën shqiptare ’81
Viti 1968: Demonstratat, për ndryshim...
ADN-ja e shqiptarit
Shfaqja që thërret njerëzoren!
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri