LAJMI I FUNDIT:

Ngrënia jashtë stadiumit, takimi me McGregor, pica në tren, instruksionet nga jashtë – postimet më të bukura të Mourinhos te Roma

Ngrënia jashtë stadiumit, takimi me McGregor, pica në tren, instruksionet nga jashtë – postimet më të bukura të Mourinhos te Roma
(Foto: Instagram/josemourinho)

Jose Mourinho ka pasur ngritjet dhe rëniet e tij në muajt e parë në krye të Romës, por ka ofruar shumë argëtim jashtë fushës.

Dojeni ose urrejeni – nuk ka mes – kur është fjala për strategun portugez të njohur si ‘Special One’.


Giallorossët kanë 19 pikë pas 10 ndeshjesh në Serie A këtë sezon dhe mbajnë vendin e katërt në renditje.

Megjithatë, një prej tri humbjeve në ligë erdhi në derbi nga Lazio, ndërsa humbja më turpëruese e tyre ishte nga Bodo/Glimt në Ligën e Konferencës me rezultat 6-1.

Mourinho i veçantë si gjithmonë, publikon foto duke ngrënë bukë në rrugë – tregon edhe arsyen pse e bëri një gjë të tillë
Lexo po ashtu Mourinho i veçantë si gjithmonë, publikon foto duke ngrënë bukë në rrugë – tregon edhe arsyen pse e bëri një gjë të tillë

Mediat dhe tifozët e Romës e kanë kritikuar menaxhimin e tij, por ekziston një gjë për të cilën pajtohen të gjithë: Jepjani një celular dhe ai do të krijojë përmbajtje super-tërheqëse.

Ish-trajneri i Interit, Chelseat, Real Madridit dhe Manchester Unitedit, ndiqet nga 2.6 milionë fansa në Instagram, ku ndjekësit e tij nuk mërziten.

Një prej postimeve të tij më të fundit e shfaq të ulur jashtë Sardegna Arena duke ngrënë ushqim që e kishte marrë me vete derisa po i priste lojtarët. Mourinho ishte i suspenduar në ndeshjen kundër Cagliarit, prandaj nuk i është lejuar të hyjë në zhveshtore.

Ai mori karton të kuq në ndeshjen paraprake kundër Napolit, ku megjithatë u përpoq t’u japë instruksione lojtarëve të tij nga jashtë, ndërsa sërish pamjet i kishte postuar në Instagram.

Pos këtyre, janë edhe përmbajtje të tjera interesante nga trajneri të postuara nga koha që ka arritur në Stadio Olimpico, disa prej të tjerave jua sjellim më poshtë:

Një prej tyre ishte edhe takimi me yllin e UFC-së, Conor McGregor

Festa pas fitores ndaj Sassuolos në ndeshjen e tij të 1000-të

Kishte marrë pica me vete në tren

Arritja e ‘Të veçantit’ në Romë

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori