Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurve F.A., F.R., R.Sh., Sh.K. dhe S.S., për keqpërdorime në një tender për asfaltim të rrugëve, në komunën e Vitisë.
Sipas aktakuzës, të pandehurit F.R. dhe F.A., në cilësinë e personave zyrtarë në Komunën e Vitisë, duke shfrytëzuar pozitën apo autoritetin zyrtar, me dashje kanë tejkaluar kompetencat dhe kanë shkelur detyrat e tyre, ashtu që fillimisht i pandehuri F.R. – menaxher i projektit, ka ofruar dokumentacion të rremë se kinse janë kryer punimet në dy rrugë, njëra në fshatin Terpezë dhe tjera në fshatin Pozheran, duke u hedhur zhavorr përkitazi me tenderin ‘’Asfaltimi i Rrugëve Rurale për LOT I’’, ku pastaj i pandehuri F.A. – menaxher i prokurimit, gjatë dhënies së tenderit, ka bërë urdhërpagesë për shtrimin e rrugës me asfalt në fshatin Terpezë dhe ka paguar gjithsej 11.100,75 €, ku prapë për të njëjtën rrugë ka nënshkruar urdhërpagesë për shtrim me zhavorr në vlerë prej 6,870,00 €, ndërsa, për asfaltimin e rrugës në fshatin Pozheran, i njëjti ka lëshuar urdhërpagesë në vlerë prej 18,890 €, ku pastaj për të njëjtën ka nënshkruar urdhërpagesë për shtrim me zhavorr, në vlerë prej 2.877.00 €.
Sipas njoftimin e Prokurorisë, gjithashtu, në asfaltimin e rrugëve rurale për LOT I dhe LOT II, në komunën e Vitisë, i pandehuri F.R., ka eliminuar – larguar nëntë rrugë të cilat sipas kontratës kishin për tu asfaltuar dhe ka asfaltuar tri rrugë të reja në fshatin Skifteraj që nuk ishin kontraktuar dhe nuk i kishte asfaltuar një rrugë në Viti, një në fshatin Lubishtë dhe një në fshatin Begucë, ndërsa, i pandehuri F.A., gjatë ekzekutimit të kontratës ka nënshkruar urdhër blerjet edhe për ato rrugë që nuk kanë qenë pjesë e kontratës, duke e dëmtuar komunën e Vitisë me gjithsej 13,985.50 €.
Po ashtu, i pandehuri F.A, në kundërshtim me dispozitat ligjore ka shpallur njoftim për kontratë, me titull Rregullimi i rrugëve rurale në komunën e Vitisë, kontrata kornizë, punë me çmime për njësi prej 840,000 €, edhe pse bazuar në dispozitat ligjore kontrata publike kornizë me çmime për njësi lejohet për punë – riparim mirëmbajtje, por në asnjë mënyrë nuk lejohet për punë ndërtimore.
I pandehuri F.R., ka përpiluar raportet e asfaltimit të rrugëve rurale për LOT I dhe LOT II, në komunën e Vitisë se janë kryer konform paramasave dhe parallogarisë dhe në bazë të këtyre raporteve janë bërë pagesat ku është konstatuar se këto rrugë janë asfaltuar me mangësi edhe atë: një rrugë në Viti, një në fshatin Smirë dhe një në fshatin Ramnishtë, me ç’rast me përpilim të raporteve të mbikqyrjes së këtyre rrugëve për LOT I, ka dëmtuar buxhetin e komunës së Vitisë, për vlerën prej 2,775.15 €.
Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, të KPRK-së.
Ndërsa, të pandehurit R.Sh., Sh.K. dhe S.S., në cilësinë e personave zyrtarë, kanë nënshkruar dokumentacion përkitazi me kontrollimin dhe pranimin teknik se kinse janë kryer punimet në tender asfaltimi i rrugëve rurale për LOT I, dhe më pas e kanë nënshkruar dokumentacionin se kinse është hedhur zhavorr.
Gjithashtu, të njëjtit gjatë pranimit teknik të rrugëve për LOT I, kanë dëmtuar buxhetin e komunës së Vitisë, për vlerën prej 2,775.15 €, si dhe, kanë përpiluar dokumentacion të falsifikuar, duke plotësuar dokumentacionin për pranim teknik të rrugëve për LOT I dhe LOT II, ashtu që pa qenë prezent një person tjetër, e vendosin emrin e tij në dokumentacionin përkatës, kinse ka qenë prezent gjatë pranimit teknik.
Në këtë mënyrë, të pandehurit R.Sh., Sh.K. dhe S.S. akuzohen për veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’, të KPRK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë