LAJMI I FUNDIT:

Kërkohej nga policia në Teksas, i arratisuri me kamionin e vjedhur goditi shtëpinë – humb jetën gruaja që ishte brenda

Kërkohej nga policia në Teksas, i arratisuri me kamionin e vjedhur goditi shtëpinë – humb jetën gruaja që ishte brenda

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin rrëqethës kur një kamion i vjedhur në Teksas përplaset në një shtëpi mobile (në rrota), ku si pasojë humb jetën një grua që ishte brenda shtëpisë e partneri i saj lëndohet rëndë.

Shoferi i kamionit që është identifikuar nga policia si Eric Black, përplasi mjetin gjigant me 18 rrota dhe që në rimorkio kishte një pirunar, duke shkatërruar plotësisht një shtëpi të vogël në skaj të rrugës, transmeton Telegrafi.


E nga përplasja e fuqishme mbeti e vdekur Aylene “Nicole” Heany, 50-vjeçe, e partneri i saj Jeff Conyers, 54-vjeç, mbeti lënduar rëndë.

Black tashmë ishte në arrati nga policia dhe po tentonte të ikte për të shmangur prangat, kur kamionin që e kishte vjedhur rrëshqiti në një moment dhe goditi shtëpinë mobile.

Ai tani pritet të përballet me akuza të reja, për arratisje, vozitje të rrezikshme dhe vrasje. Sipas policisë në Houston, kamionin e kishte vjedhur nga një kompani që e kishte raportuar vjedhjen pak orë para se të ndodhte aksidenti fatal. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori