LAJMI I FUNDIT:

Top 10 trajnerët që kanë arkëtuar më së shumti pikë në shekullin 21

Top 10 trajnerët që kanë arkëtuar më së shumti pikë në shekullin 21

Jose Mourinho, Pep Guardiola dhe Sir Alex Ferguson janë vetëm tre trajnerët legjendar të futbollit që kanë arkëtuar më së shumti pikë gjatë shekullit XXI.

Special One doli në skenë me Porton dhe më vonë vazhdoi të kishte sukses të madh me Chelsean, Interin dhe Real Madridin.


Portugezi nuk është i njëjti trajner që ishte dikur, por ende po drejton një nga klubet më të mëdha evropiane, Romën.

Mourinho nuk shqetësohet për kartonin e kuq, madje poston videon derisa udhëzonte lojtarët e Romës në derbin me Napolin
Lexo po ashtu Mourinho nuk shqetësohet për kartonin e kuq, madje poston videon derisa udhëzonte lojtarët e Romës në derbin me Napolin

Guardiola ka qenë jashtëzakonisht mbresëlënës gjatë gjithë karrierës së tij, pasi ka fituar titullin e ligave në Spanjë, Gjermani dhe Angli me Barcelonën, Bayern Munich dhe Manchester Cityn respektivisht.

Ndërsa, Sir Alex Ferguson është padyshim trajneri më i mirë i të gjitha kohërave, pasi ka fituar pothuajse gjithçka që mund të fitonte me Manchester United.

Transfermarkt tani ka shikuar statistikat për të përpiluar 10 trajnerët më të suksesshëm të shekullit të 21-të.

p1fiu845ji21319g718ed1btsbkpe.jpg

Carlo Ancelotti kryeson listën me 1434 pikë të jashtëzakonshme të fituara që nga viti 2000.

Trajneri italian, natyrisht, ka pasur sukses të madh me disa nga klubet më të mëdha në botë, duke përfshirë  Milanin, Bayern Munichun dhe Real Madridin.

Arsene Wenger është në vendin e dytë, pasi ka qenë trajner i Arsenalit deri në vitin 2018, me Mourinhon të tretin.

Duket si qesharake, por është ligjore: Klauzola e çuditshme e bazës stërvitore të Unitedit që mund të kthehet në fushë të patateve
Lexo po ashtu Duket si qesharake, por është ligjore: Klauzola e çuditshme e bazës stërvitore të Unitedit që mund të kthehet në fushë të patateve

Guardiola e gjen veten në vendin e pestë, por ai ka deri tani raportin më të mirë të pikëve për lojë nga çdo trajner në listë.

Ai ka arritur 1093 pikë në vetëm 453 ndeshje në ligë. Ky është një rekord i çmendur dhe tregon se sa e jashtëzakonshme ka qenë karriera e tij menaxheriale.

Në total, tetë trajnerët kanë fituar mbi 1000 pikë këtë shekull.

Claudio Ranieri mund të bëhet i nënti kur skuadra e tij Watford të përballet me Southamptonin në Vicarage Road të shtunën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori