LAJMI I FUNDIT:

Policia në Teksas gjen tre fëmijë të braktisur nga prindërit muaj më parë, në apartament ishin edhe eshtrat e të katërtit

Policia në Teksas gjen tre fëmijë të braktisur nga prindërit muaj më parë, në apartament ishin edhe eshtrat e të katërtit

Në Teksas policia ka gjetur mbrëmë tre fëmijë të braktisur, si dhe eshtrat që i përkisnin vëllait tyre të mitur.

Policia gjeti në një kompleks në pjesën perëndimore të Houston, tre fëmijë të moshës 7, 10 dhe 15-vjeç dhe eshtrat e fëmijës së katërt, transmeton Telegrafi.

“Situata është e tmerrshme, tragjike. Prej kohësh jam në këtë punë dhe kurrë nuk kam dëgjuar për ndonjë rast të ngjashëm. Jam i shokuar”, ka thënë Ed Gonzalez, nga zyra e sherifit në Harris.


“Fëmijët për një kohë të gjatë kanë jetuar në kushte të tmerrshme”, tha Gonzalez kur u pyet nëse mendon për javë të tëra që fëmijët mund të kenë qëndruar të vetmuar – duke theksuar se “ata jetuan aty derisa u dekompozua trupi”.

Për këtë rast policia mësoi kur 15-vjeçari u telefonoi dhe u tha se prindërit i kanë braktisur muaj më parë dhe se vëllai i tyre 9-vjeçar ka vdekur, e kufoma e tij për afro një vit po qëndron në apartament.

Policët i gjetën fëmijët të paushqyer, të lënduar dhe për këtë menjëherë i dërgoi në spital. Nuk dihet nëse fëmijët kishin shkuar në shkollë dhe se si i kaluan muaj të tërë pa ushqim. E ëma e tyre dhe i dashuri i saj më vonë janë gjetur dhe arrestuar.

“Duket se janë kujdesuar më shumë për njëri-tjetrin. Më i madhi është munduar të kujdeset për më të rinjtë. Është e tmerrshme”, tha për fund zyrtari policor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Amerika

"Gara" e pushuesve në Mallorca - dënohet rezervimi i plazhit apo shezllonëve

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Amerika
Kalo në kategori