LAJMI I FUNDIT:

Turqia arreston disa të dyshuar rusë për planifikimin e sulmeve kundër kritikëve të presidentit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov

Turqia arreston disa të dyshuar rusë për planifikimin e sulmeve kundër kritikëve të presidentit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov
Vladimir Putin dhe Ramzan Kadyrov

Autoritetet turke kanë arrestuar katër shtetas rusë, një ukrainas dhe një nga Uzbekistani nën akuzat e “spiunazhit ushtarak dhe politik” të lidhur me planet e supozuara për të sulmuar aktivistët opozitarë çeçenë që banojnë në Turqi.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Turqisë ka njoftuar se burrat e arrestuar në qytetet e Antalisë dhe Stambollit janë Abdula Abdulayev, Ravshan Akhmedov, Beslan Rasayev dhe Aslanbek Abdulmuslimov nga Rusia; Ihor Yefrim nga Ukraina dhe Amir Yusupov nga Uzbekistani.


Burrat dyshohen gjithashtu për blerjen e armëve për t’u përdorur kundër kritikëve në Turqi të udhëheqësit të Çeçenisë të mbështetur nga Kremlini, Ramzan Kadyrov.

Nëse shpallen fajtorë, të arrestuarit përballen me deri në 20 vjet burg. Zyrtarët rusë ende nuk kanë komentuar mbi situatën, shkruajnë mediet e huaja.

Suedia e dënon me 10 vjet burg një rus që deshi ta mbyste me çekan kritikun e presidentit çeçen Ramzan Kadyrov
Lexo po ashtu Suedia e dënon me 10 vjet burg një rus që deshi ta mbyste me çekan kritikun e presidentit çeçen Ramzan Kadyrov

Viteve të fundit, ka pasur disa sulme jashtë Rusisë kundër kritikëve të Kadyrovit.

Në muajin janar, një gjykatë në Suedi dënoi dy shtetas rusë nga Çeçenia me burgim afatgjatë për rolet e tyre në tentativën për vrasjen e bloggerit çeçen dhe kritikut të Kadyrovit, Tumso Abdurakhmanov.

Një vit para kësaj, Imran Aliyev, një tjetër blogger çeçen u gjet i vrarë me thikë në një dhomë hoteli në qytetin verior francez të Lille.

Austria arrestoi dy azilkërkues çeçenë si pjesë e një hetimi për vrasjen në periferi të Vjenës të një kritiku tjetër të Kadyrovit, Mamikhan Umarov.

Disidenti rus i mbijeton një tentimi për vrasje në Finlandë
Lexo po ashtu Disidenti rus i mbijeton një tentimi për vrasje në Finlandë

Kritikët thonë se Kadyrov është përfundimisht përgjegjës për dhunën dhe frikësimin e kundërshtarëve të tij politikë nga autoritetet çeçene, përfshirë rrëmbimet, torturat dhe vrasjet.

Mbrojtësit pretendojnë se Kadyrov ka sjellë qetësi relative në rajonin e paqëndrueshëm pas dy luftërave midis Moskës dhe separatistëve që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Turqia
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Kalo në kategori