LAJMI I FUNDIT:

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusia edhe një herë ka bombarduar territorin e saj në afërsi të vijës kufitare me Ukrainën, derisa ishte duke kryer sulme mbi qytetin ukrainas të Kharkivit.

Ky është incidenti më i fundit i Moskës, pra ushtarët e Vladimir Putinit edhe një herë bombarduan ‘gabimisht’ territorin e tyre, transmeton Telegrafi.


Sipas Newsweek, aeroplanët rusë po kryenin sulm me bomba në verilindje të qytetit ukrainas Kharkiv, kur gabimisht lëshuan municione dhe raketa mbi Belgorod.

Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist
Lexo po ashtu Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Rajoni përgjatë kufirit me Ukrainën në verilindje, ka pësuar shumë nga gabimet e tilla të ushtrisë ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm ukrainas, ka thënë se bomba “ka rënë në një zonë të banuar dhe ka shpërthyer”.

Vyacheslav Gladkov, guvernator i rajonit të Belgorodit ka thënë se shpërthimi në qytetin rus la të lënduar pesë persona.

Deri më tani sipas rusëve nuk ka të vdekur, ndërsa mbi 30 shtëpi dhe 10 vetura janë dëmtuar nga shpërthimi i bombës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Evropa
Kalo në kategori