LAJMI I FUNDIT:

Pioli flet për humbjen nga Porto dhe gjasat për kualifikim

Pioli flet për humbjen nga Porto dhe gjasat për kualifikim

Stefano Pioli refuzoi të komentojë mbi gjykimin ose dëmtimet pas humbjes 1-0 të Milanit ndaj Portos, por deklaroi se paraqitje e tyre nuk ishte më e mira.

Rossonerët pësuan humbjen e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, edhe pse ndryshe nga ajo me Atletico Madrid, kjo ishte më shumë një dështim i merituar.


Përsëri kishte tensione rreth gjyqtarit, pasi Medhi Taremi dukej se kishte ndërhyrë në Ismael Bennacer tek ndërtimin e golit të Luis Diaz.

Pioli u vu re pas përfundimit, duke i thënë gjyqtarit “ishte faull”, duke iu referuar atij momenti të Bennacer, por ai nuk pranoi të komentojë kur u pyet pas ndeshjes.

Milani pëson edhe nga Porto, asnjë pikë nga tri ndeshje
Lexo po ashtu Milani pëson edhe nga Porto, asnjë pikë nga tri ndeshje

“Është e qartë, incidentet mund të vendosin një rezultat, por paraqitja jonë nuk ishte e mirë sot. Kundërshtarët tanë bënë më mirë, ishin më të mprehtë, më të saktë, kishin më shumë intensitet”, ka thënë fillimisht Pioli pas ndeshjes.

“Ne nuk filluam mirë, nuk e mbajtëm topin mirë dhe nuk krijuam raste të mjaftueshme”.

“Ekipi ishte i balancuar dhe konkurrues, por paraqitja nuk ishte më e mira dhe në këtë nivel nëse nuk jeni të mprehtë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, do të vuani. Porto bëri më mirë se ne”.

Në ndeshjen tjetër, Liverpool fitoi 3-2 në udhëtim te Atletico Madrid, që do të thotë se ata po udhëheqin të vetëm, duke lënë një betejë relativisht të barabartë për vendin e dytë.

Atalanta u kthye nga humbjet në tre ndeshjet e para për t’u kualifikuar në raundin e 16 -të, kështu që nuk është teknikisht e pamundur që Milani të ndjekë shembullin.

Notat e lojtarëve: Porto 1-0 Milan, shkëlqen Diaz – zhgënjen Leao
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Porto 1-0 Milan, shkëlqen Diaz – zhgënjen Leao

“Ne duhet të besojmë. Është më e lehtë të thuash sesa të bësh, por dy skuadrat e tjera janë katër pikë para nesh. Fatkeqësisht, kjo ishte loja që ne nuk duhej ta kishim luajtur aq keq, nga të gjitha, por ne vetëm duhet të vazhdojmë”.

“Më duhet të zbuloj pse nuk ishim aq të mprehtë apo të saktë këtë mbrëmje. Nuk dua të flas për gjyqtarin. Kam gjëra të tjera për t’u përqendruar”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori