LAJMI I FUNDIT:

Polici amerikan shpëton trevjeçarin, futet në shtëpinë e kapluar nga zjarri dhe me qetësi e nxjerr vogëlushin

Polici amerikan shpëton trevjeçarin, futet në shtëpinë e kapluar nga zjarri dhe me qetësi e nxjerr vogëlushin

Një djalë trevjeçar nga Palm Costa që gjendet rreth 120 kilometra nga Jacksonville në Florida, është shpëtuar nga zjarri falë policit që u fut në shtëpinë plot më tym – duke arritur ta nxjerrë të gjallë nga shtëpia.

Polici Markus Dawson është bërë heroi për të cilin po flasin të gjithë, e në veçanti mediat e atjeshme, transmeton Telegrafi.


Zjarri kishte shpërthyer siç raportojnë mediat amerikane gjatë të dielës mbrëma. E me të pranuar telefonatën, polici Dawson u shfaq menjëherë në vendin e ngjarjes, që në uniformë kishte të vendosur një kamerë që filmoi gjithçka.

Këto pamje i morën mediat, e në to shihet Dawson duke trokitur në derën kryesore të shtëpisë dhe më pas në atë në pjesën e pasme nga e cila futet brenda. Derisa po kontrollonte hapësirën brenda në një moment, vërejti nën një batanije një djalë që fshihej nga tymi.

Me qetësi iu afrua shtrati nën të cilin me batanije ishte mbuluar vogëlushi të cilin e pyeti: “përshëndetje mik, ku e ke nënën? Eja me mua”.

E ekipi i mjekëve që morën për kontroll djalin kanë konfirmuar se ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim. Në anën tjetër, hetuesit kanë konfirmuar se babai i 3-vjeçarit kishte shkuar në qytet dhe se në shtëpi e kishte lënë vogëlushin me vëllain e madh dhe motrën.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan deri te shpërthimi i zjarrit, por ekspertët besojnë se ishte shporeti që kishte marrë lidhje të shkurtër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori