LAJMI I FUNDIT:

Projekti i gazsjellësit të financuar nga MCC – pozita dhe opozita përplasen në Kuvend

Projekti i gazsjellësit të financuar nga MCC – pozita dhe opozita përplasen në Kuvend

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati janë përplasur me deputetët nga radhët e opozitës lidhur me projektin e gazsjellësit të financuar nga Zyra e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se paratë e dhëna nga MCC-ja janë të dedikuara për projektin e gazsjellësit.

Haradinaj gjatë seancës plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, është shprehur se nëse nuk merren këto mjete financiare, atëherë Qeveria duhet të pret edhe tri vite të tjera.


“Paratë janë dedikuar për gazsjellësin. Fillimisht projekti është 200 milionë euro për diversifikim të burimeve në energji. Pas tri vite negocimi, të paktën dy Qeverive Haradinaj dhe Hoti, ku këto para janë të dedikura për gazsjellësin. Nëse nuk i merrni këto para, atëherë do t’i humbni edhe tri vite të tjera për t’i marr përsëri këto mjete”, është shprehur Haradinaj, përcjell Telegrafi.

Pas këtij deklarimi, kryeministri Kurti ka reaguar duke thënë se, nuk është e vërtet që këto mjete janë ndarë për gazsjellësin.

“Nuk është e vërtet që këto para janë ndarë për gazsjellësin. Ne e kemi pasur rastin e Contour Global për sa i përket aleancave. Është nënshkruar marrëveshja me Contour Global nuk është ndrequr aleanca, është prishur marrëveshja përsëri nuk është ndrequr aleanca, sepse është shumë e fuqishme”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se është gabim instrumentalizimi i SHBA-së për ta luftuar kryeministrin e vendit.

Murati i kundërpërgjigjet Selmanajt për gazsjellësin: Nuk mund të fitoni vota duke përmendur SHBA-në
Lexo po ashtu Murati i kundërpërgjigjet Selmanajt për gazsjellësin: Nuk mund të fitoni vota duke përmendur SHBA-në

“Është gabim instrumentalizimi i SHBA-së për ta luftuar kryeministrin e Kosovës, këta e ka dëshmuar edhe populli. Pra, sa e doni SHBA-në tregon lehtësia që e instrumentalizoni ata kundër kryeministrit”, ka shtuar ai.

Po ashtu, në këtë seancë deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për gazsjellësin i dëmton rëndë interesat e vendit dhe ato gjeostrategjike.

Ai është shprehur se nëse Qeveria nuk e rishqyrton urgjentisht këtë vendim, Kosova mund të përfundojë si shteti i vetëm në rajon pa qasje në gaz.

Selmanaj kërkon që Qeveria të rishqyrtojë vendimin për gazsjellësin: Po i dëmton rëndë interesat e Kosovës
Lexo po ashtu Selmanaj kërkon që Qeveria të rishqyrtojë vendimin për gazsjellësin: Po i dëmton rëndë interesat e Kosovës

Ndërsa, Murati thënë se, ka kaluar koha për të fituar vota duke përmendur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Murati duke iu përgjigjur Selmanajt lidhur me projektin gazsjellësit është shprehur se, për këtë çështje është deklaruar agjencia amerikane.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një intervistë për Telegrafin ka deklaruar se fondet e ndara nga Zyra e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) nuk kanë qenë të dizajnuara për ndërtimin e infrastrukturës së gazit.

Rizvanolli ka sqaruar se mundësitë e ndërtimit të këtij projekti ende ekzistojnë. /Telegrafi/