LAJMI I FUNDIT:

Guardiola i kundërpërgjigjet Sterlingut: Nuk i premtoj askujt minuta lojë, duhet t’i fitosh në fushë – nëse nuk të pëlqen mund të largohesh

Guardiola i kundërpërgjigjet Sterlingut: Nuk i premtoj askujt minuta lojë, duhet t’i fitosh në fushë – nëse nuk të pëlqen mund të largohesh

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë të premten se asnjë lojtar nuk ka garanci për minuta lojë, e as Raheem Sterling, i cili është i hapur për t’u larguar nga kampioni i Ligës Premier.

Sterling kishte thënë se do të vlerësonte mundësitë “për të shkuar diku tjetër”, pasi ka filluar vetëm në dy nga shtatë ndeshjet e fundit për mbrojtjen e titullit këtë sezon.


I pyetur për reagimin e tij, trajneri i Cityt tha: “Unë nuk mund t’i siguroj (lojtarët) dhe ata e dinë këtë. Unë kam folur shumë herë për këtë. Unë nuk mund të siguroj sa minuta do të luajnë lojtarët. Gjithmonë ata duhet të flasin në fushë. Ky është momenti më i mirë”.

“Ajo që unë dua për Raheem dhe të gjithë të tjerët, është të jenë të lumtur. Ata duhet të jenë të kënaqur që janë këtu, ata duhet të jenë të kënaqur që janë në këtë klub”.

“Nëse nuk është kështu, ata janë të lirë të marrin vendimin që është më i miri për ta, për familjen, për të gjithë njerëzit që i duan”, deklaroi Guardiola.

Sterling është në garë për një vend në sulm me emra si: Phil Foden, Gabriel Jesus, Riyad Mahrez, Ferran Torres dhe Jack Grealish. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori