LAJMI I FUNDIT:

Pogba i ofrohet Barcelonës nga agjenti Mino Raiola

Pogba i ofrohet Barcelonës nga agjenti Mino Raiola

Agjenti i njohur Mino Raiola ia ka ofruar Barcelonës shërbimet e klientin të tij, mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Pogba ka një kontratë që i skadon në Old Trafford në fund të sezonit dhe deri tani nuk ka asnjë marrëveshje për rinovimin e saj.


Agjenti i tij, Mino Raiola, është duke folur me disa nga klubet më të mëdha evropiane për transferimin e francezit si lojtar i lirë në vere.

Pogba konfirmon tërthorazi largimin nga Unitedi në verë, lë hapur derën e rikthimit te Juventusi
Lexo po ashtu Pogba konfirmon tërthorazi largimin nga Unitedi në verë, lë hapur derën e rikthimit te Juventusi

Juventus, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe disa klube të Ligës Premier janë afruar për shërbimet e Pogbas, i cili mund të fillojë negociatat nga 1 janari.

Sipas mediumit të njohur ESPN, Barcelona është klubi i fundit që po lidhet me lojtarin dhe thuhet se Pogba i është ofruar katalunasve nga agjenti i tij Mino Raiola.

Barcelona thuhet se do të konsideronte nënshkrimin falas të 28-vjeçarit, ndërsa ata kërkojnë të rindërtojnë skuadrën e tyre nën urdhrat e presidentit të ri Joan Laporta.

Sidoqoftë, ndërsa teknikisht nuk do të përfshihej asnjë tarifë, klubi katalanas nuk është i sigurt nëse, në pozicionin e tyre financiar, ata do të jenë në gjendje të përballojnë komisionin që Raiola do të kërkonte dhe pagën e lartë të Pogbas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori