LAJMI I FUNDIT:

Tchouameni, ylli i fundit nga fabrika e Monacos: Klubi pret të mbush sërish arkat, siç ka bërë shpesh në 10 vitet e fundit

Tchouameni, ylli i fundit nga fabrika e Monacos: Klubi pret të mbush sërish arkat, siç ka bërë shpesh në 10 vitet e fundit

Monaco po bëhet gati të zgjerojë arkën e tyre edhe me një shitjet një ylli tjetër të ri, pasi bëhet fjalë për 21-vjeçarin, Aurelien Tchouameni, i cili ka bërë që ta kthejnë kokën shumë klube në Evropë, më së shumti Real Madridi.

Los Blancos po e ndjekin lojtarin dhe thuhet se janë gati të japin deri në 60 milionë euro për mesfushorin, për të shmangur interesimin e klubeve si Juventusi, por edhe atyre të Ligës Premier.

Kjo shitje do të jetë e fundit nga një linjë e gjatë eksportesh nga klubi i principatës, pasi ata nga shitjet kanë fituar një miliard euro në dekadën e fundit.


“Filozofia jonë është për nënshkrimin e lojtarëve të rinj dhe të talentuar dhe rrethimin e tyre me lojtarë më me përvojë të cilët mund t’i ndihmojnë ata të zhvillohen” thoshte Vadim Vasilyev, ish-nënkryetar i Monacos.

Suksesi më i madh i Monacos në sezonet e fundit ishte fitimi i titullit të Ligue 1 në vitin 2017, si dhe ecuria mahnitëse deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Klubi fillimisht filloi me blerje të mëdha si ato të Radamel Falcao, James Rodriguez dhe Joao Moutinho, për të ndryshuar pastaj strategji me ofrimin e lojtarëve të ri.

Dhe kjo ka dhënë fryte, të ardhurat e klubit (978 milionë euro) që mbulojnë daljet e tyre (952 milionë euro) që nga viti 2011.

Disa nga shitjet e mëdha

Një shembull i hershëm ishte nënshkrimi prej 5 milionë eurosh i Anthony Martial në vitin 2013, i cili pastaj u shit për 60 milionë euro te Manchester United dy vjet më vonë.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Thomas Lemar, i cili nënshkroi për 4 milionë euro nga Caen në vitin 2015 dhe u transferua te Atletico Madrid për 72 milionë euro në vitin 2018.

Marrëveshjet vazhduan me shpejtësi gjatë atyre viteve.

Tiemoue Bakayoko u largua për 40 milionë euro, pasi kishte mbërritur për 8 milionë euro.

Fabinho u nënshkrua për 6 milionë euro dhe u shit për 45 milionë euro. Bernardo Silva mbërriti për 15.75 milionë euro nga Benfica dhe shkoi në Manchester City për 50 milionë euro.

Sigurisht, Kylian Mbappe ishte xhevahiri sa i përket tarifave të transferimit, me sulmuesin që iu bashkua Paris Saint-Germain për 145 milionë euro pasi kishte shpërthyer në vitin 2017.

Tchouameni ka nënshkruar nga Boredaux për 18 milionë euro në vitin 2020 dhe duket se do t’i sjell klubit sërish të ardhura të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
FIFA po vjen me një risi – synohet zëvendësimi i VAR-it me një sistem që do të shkaktonte revolucion

FIFA po vjen me një risi – synohet zëvendësimi i VAR-it me një sistem që do të shkaktonte revolucion

Ndërkombëtare
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

Ligat tjera
Real Madridi e ka seriozisht për yllin spanjoll – transferimi i tij do t’i jepte fund ‘krizës’ në mesfushë

Real Madridi e ka seriozisht për yllin spanjoll – transferimi i tij do t’i jepte fund ‘krizës’ në mesfushë

La Liga
“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler

“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler

La Liga
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Legjenda angleze ishte përballë Amorimit në ndeshje: Ai u zhgënjye me katër futbollistë

Legjenda angleze ishte përballë Amorimit në ndeshje: Ai u zhgënjye me katër futbollistë

Premier League
Kalo në kategori