Janë bërë plotësisht një javë nga marrëveshja e arritur në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.
Fillimi i zbatimit të kësaj marrëveshje nisi të shtunën më 2 tetor kur edhe u larguan barrikadat dhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, të cilat ishin të vendosura në dy pikat kufitare që
lidhin Kosovën me Serbinë.
Pas largimit të tyre, në pikat kufitare u vendosën trupat e KFOR-it të cilët do të qëndrojnë aty për dy javë rresht sipas marrëveshjes.
Pas kësaj të hënën më 4 tetor sipas pikës dy të marrëveshjes së arritur, ka filluar edhe zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia po mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra-tjetrës.
Lidhur me respektimin e kësaj marrëveshje, Ferdinand Nikolla, këshilltari politik i Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë për Telegrafin se zbatimi i marrëveshjes është duke ecur me një dinamikë të mirë.
“Zbatimi i marrëveshjes është duke ecur me një dinamikë mjaftë mirë dhe kërkesat për letër-ngjitëse janë të larta. Gjatë periudhës 4 deri më 8 tetor në Kosovë nga Qendra e Regjistrimit të Automjeteve janë lëshuar 3,863 stikersa ndërsa në pikat e kalimit kufitar 9,430 stikera, në total 13, 293”, ka deklaruar Nikolla.
Ai më tej ka thënë se sa i përket aspektit të sigurisë, situata në pikat kufitare është e qetë.
“Nuk është raportuar për ndonjë incident dhe çdo gjë është në rregull sa i përket qarkullimit të njerëzve dhe mallrave”, u shpreh Nikolla.
I pyetur se çfarë do të ndodh pas largimit të trupave KFOR-it, nga dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë, këshilltari politik i ministrit Sveçla, u shpreh se çdo gjë do të zbatohet sipas marrëveshjes.
Kujtojmë se vendosja e reciprocitetit për targat e Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës më 20 shtator 2021, nxiti reagime të shumta.
Madje ky vendim bëri që për trembëdhjetë ditë me radhë dy pikë kalimet kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjakë të qëndrojnë të bllokuara. Ato u bllokuan me kamionë me zhavorr, nga serbët lokalë në shenjë proteste për vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Në këto dy pika kufitare ishin vendosur edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, të cilët ishin aty për të ruajtur rendin dhe për të ofruar siguri. Disa ditë pas vendosjes së masës së reciprocitetit dhe vendosjes së barrikadave në rrugën e këtyre pikave kufitare në Zubin Potok e Zveçan kishte pasur sulme ndaj Qendrave të Regjistrimit të Automjeteve.
Këto janë pikat kryesore që parasheh marrëveshja për targa mes Kosovës dhe Serbisë të arritur në Bruksel:
-Më 2 tetor Njësia Speciale që aktualisht është në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë, do të largohen dhe në të njëjtën kohë do të largohen edhe bllokimi i rrugëve, duke filluar nga ora 08:00, por jo më vonë se ora 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinje dhe Bërnjakë, para fillimit të tërheqjes së sinkronizuar të Njësive Speciale dhe barrikadave, dhe do të qëndrojnë atje afërsisht dy javë për të ofruar ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë.
– Më datën 4 tetor, në ora 08 të mëngjesit do të fillojë zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës.
– Do të krijohet një grup punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, Beogradit dhe Prishtinës, të kryesuar nga BE-ja do të formohet për të gjetur një zgjidhje përfundimtare rreth targave, bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i këtij grupi do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, grupi punues do të paraqet të gjeturat për zgjidhjen përfundimtare para përfaqësuesve të nivelit më të lartë në procesin e Dialogut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë