LAJMI I FUNDIT:

Konstantin Ernst – ‘ministri jozyrtar i propagandës’ i Vladimir Putinit me prona dhe kontrata milionëshe të publikuara në Pandora Papers

Konstantin Ernst – ‘ministri jozyrtar i propagandës’ i Vladimir Putinit me prona dhe kontrata milionëshe të publikuara në Pandora Papers

Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ) dhe një grup prej 150 medieve botërore kanë zbuluar se 330 politikanë e zyrtarë publikë kanë lidhje me llogaritë e parajsave fiskale.

hulumtimin e Pandora Papers, njëri nga këta zyrtarë është Konstantin Ernst, i njohur si “ministri jozyrtar për propagandë” i presidentit rus Vladimir Putin dhe transmetimin e lajmeve që përputhen me axhendën e Kremlinit. Që nga viti 1999, Ernst ka qenë në krye të stacionit televiziv kryesor rus Channel One.


Llogaritë offshore të parajsave fiskale shpeshherë janë përdorur për të menaxhuar në mënyrë sekrete dhe për të lëvizur shuma të mëdha parash me qëllim që të fshehin pasurinë e vërtetë të personit.

Sipas Pandora Papers, Ernst mori aksione të fshehta prej 23 për qind për në një marrëveshje 1 miliard dollarëshe, të cilën e mori me një hua nga një bankë qipriote, që është pjesërisht në pronësi të VTB Bank e lidhur me Kremlinin.

Vetëm nëntë muaj pas Lojërave Olimpike të Soçit 2014, Ernst u bë aksionar i Haldis Coroporation e regjistruar në Ishujt e Virgjër Britanikë. Haldis zotëron 23 për qind të aksioneve në një kompani ruse, e cila bleu 39 kinema të epokës sovjetike dhe prona në Moskë.

Pronat u shitën me gjysmën e vlerës së tyre të tatueshme përmes një ankandi të drejtuar nga qeverisja lokale e Moskës. Një betejë ligjore nga një aktivist anti-korrupsion pretendon se ankandi ishte projektuar për të përjashtuar në mënyrë efektive të gjithë, përveç kompanisë në të cilin Ernst mbante aksione.

Dosjet zbulojnë se kompania e Ernst mori një hua nga një bankë e Qipros, pjesërisht në pronësi të VTB Bank, e cila ndihmoi në financimin e aksioneve të tij në këtë marrëveshje.

Kompania tjetër që ai zotëron është D’Zandra Holdings Limited, ku në pronësi të saj ka një pikturë me vlerë 6.2 milionë dollarë nga piktori neoklasik i shekullit të XVIII-të, Jacques-Louis David. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori