LAJMI I FUNDIT:

Dogji gruan me acid, emigranti shqiptar në Francë dënohet me 20 vjet burgim

Dogji gruan me acid, emigranti shqiptar në Francë dënohet me 20 vjet burgim

Një shtetas shqiptarë është dënuar nga një gjykatë franceze për djegien me acid të ish-bashkëshortes së tij.

Nexhmedin Dardha u dënua me 20 vjet burg nga gjykata në qytetin Assize dhe dëbim në Shqipëri në përfundim të dënimit.


Në vitin 2006, Dardha në prezencë të dy vajzave, lëshoi në sasi acidi në fytyrën e ish-bashkëshortes duke i shkaktuar djegie të shkallës së dytë në fytyrë dhe trup.

Sipas prokurorit francez, ai pas ndarjes shfaqi doza të forta xhelozie për viktimën.

Dardha në këtë krim bashkëpunoi edhe me dy shqiptarë të tjerë të arrestuar e dënuar tashmë. Njëri prej tyre u dënua me 10 vjet, burg ndërsa tjetri 5 në një kohë kur Dardha për t’i shpëtuar ndëshkimit ishte kthyer në Shqipëri. Arratia do të merrte fund në vitin 2019 kur ai udhëtoi drejt Italisë nga ku u zbulua se ishte në kërkim nga Interpoli dhe më pas u ekstradua drejt Francës.

Gjatë procesit gjyqësor në Francë, Nexhmedin Dardha pretendonte pafajësinë dhe i tha gjykatës se ishte i pafajshëm për akuzën e ngritur.

Por njëri prej bashkëpunëtorëve në krim duke dhënë dëshmi përpara gjykatës u shpreh se Nexhmedini donte ta shpërfytyronte atë me veprimin që ndërmori, në mënyrë që asnjë burrë mos t’i afrohej, pas problemeve të nisura në vitin 2004 dhe kulmuan me divorc në 2006-në. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori