LAJMI I FUNDIT:

ATOMI hap konkurs për inteligjentët

ATOMI hap konkurs për inteligjentët

Instituti ATOMI, i cili ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente (atomistë) në Kosovë, ka hapur konkurs për përzgjedhjen e atomistëve të rinj.

Mundësi aplikimi kanë të gjithë nxënësit prej klasës VIII deri XII nga të gjitha shkollat e Kosovës. Nxënësit mund të nominohen nga prindërit apo familja, nga mësimdhënësit, nga shoqëria, apo të vetë-nominohen.


Pas procesit të aplikimit, aplikuesit do t’i nënshtrohen një procesi disafazësh të seleksionimit, i cili do të realizohet përmes përdorimit të testeve të standardizuara të inteligjencës, nga i cili do të përzgjidhen nxënësit më të mirë (që e plotësojnë kriterin e përcaktuar nga Instituti ATOMI për të qenë atomist), të cilëve synohet që t’ju ofrohen shërbime dhe aktivitete të ndryshme përkrahëse, si: kurse të avancuara – Shkolla+, kamp veror, vizita studimore, orientim në karrierë dhe këshillim psikologjik, ndërmjetësim për bursa, takime me profesionistë dhe personalitete të shquara, qasje në literaturë të avancuar, klub të atomistëve për aktivitete të përbashkëta, aktivitete kulturore, sociale, sportive e rekreative, etj.. Të gjitha shërbimet dhe aktivitetet përkrahëse për atomistët do të ofrohen falas nga Instituti ATOMI.

Afati i konkursit për nominim – aplikim zgjatë një muaj, prej 1 deri më 31 tetor 2021. Të interesuarit për të aplikuar vet apo për të nominuar dikë, të gjitha informatat dhe detajet e nevojshme të konkursit mund t’i gjejnë në faqen e internetit të Institutit ATOMI në lidhjen në vijim: https://atomi-ks.org/apliko-te-atomi.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Lajme

"Avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë", mjeku: Ka dëmtim të trurit, vendimtare 72 orët pasuese

Lajme
PDK shprehu keqardhje për humbjen e mundësisë për zgjedhje të parakohshme, por çfarë tha kandidati për kryeministër lidhur me mundësinë e koalicioneve

PDK shprehu keqardhje për humbjen e mundësisë për zgjedhje të parakohshme, por çfarë tha kandidati për kryeministër lidhur me mundësinë e koalicioneve

Lajme
Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Drejtësi
Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Politikë
Pse nuk po gjykohen në liri Thaçi dhe të tjerët, flasin juristët

Pse nuk po gjykohen në liri Thaçi dhe të tjerët, flasin juristët

Drejtësi
Kalo në kategori