Historia e veçantë e kushëririt të David Alabas, sulmuesit Ronald Sobowale i cili është pjesë e Malishevës, ndërsa dikur pjesë e skuadrës së madhe angleze Chelsea.
Ëndrrën e nisi në rrugë pa e menduar se do të jetësohet shpejtë. Në fushat e hapura të Londrës talenti i tij iu ra në sy agjentëve të skuadrës së Chelsea.
Ai iu bashkua kësaj skuadre dhe qëndroi me ta deri në grup moshën 17-vjeçare, për të ndryshuar disa ekipe para se të vinte në Kosovë.
Ky është rrugëtimi i sulmuesit të Malishevës, Ronald Sobowale, i cili është edhe kushëri me futbollistin e njohur të Real Madridit David Alaba.
“Fillova të luaj futboll në rrugë derisa me hasën disa agjentë të Chelsea. Ata më ftuan në stërvitje dhe iu bashkove atyre për disa viteve. Chelsea ka ndër akademitë më të famshme në botë për të cilën jam krenarë”.
Nga Anglia Sobowale shkoi në Gjermani ku edhe pësoi edhe një lëndim të rëndë.
“Lëndimi në Gjermani më la jashtë fushave për dy vite. Rikthimin e kish shumë të vështirë por punova shumë që të kthehem në futboll”.
Nga Gjermania Sobowale u mundua të kthehet sërish në nivele të larta të futbollit.
“Championship-i anglez ishte niveli më i lartë që munda të luaj. Në ligën e dytë në Angli zhvillova disa ndeshje ku edhe golat nuk më munguan”.
Karriera e futbollistit 24-vjeçar më pas mori një kthesë të papritur dhe luajti në nivele të ulëta të futbollit anglez para se t’i bashkohet Malishevës.
“Isha në Londër kur me erdhi një ofertë nga Kosova dhe thashë pse jo. Jam i lumtur te Malisheva dhe besoj se kemi një start të mirë. Shpresoj se do të na shkojë kështu deri në fund. Por jam i bindur se nga këtu do të shkojë në nivele të larta të futbollit evropian”.
Ai thotë se kushëriri David Alaba shpesh e pyetën për karrierën në Kosovë por që nuk deshi të japë ndonjë detaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë
David Raya garanton zyrtarisht fitimin e ‘Dorezës së Artë’ tri xhiro para fundit të sezonit
Ten Hag thyen heshtjen për ribashkimin e tij me Ajaxin mes thashethemeve për shkarkimin nga Man Utd
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City