LAJMI I FUNDIT:

Në ShSKUK, 247 pacientë po trajtohen nga COVID-19

Në ShSKUK, 247 pacientë po trajtohen nga COVID-19

Rënie të vazhdueshme po shënon numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor nga COVID-19 janë 247 pacientë, 172 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 27 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme


Klinika Infektive,  53 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)25 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive,  12  pacientë

Spitali i Prizrenit, 14 pacientë

Spitali i Gjakovës, 20 pacientë

Spitali i Pejës, 45  pacientë

Spitali i Gjilanit, 14 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë

Spitali i Ferizajt, 19  pacientë. /Telegrafi/