LAJMI I FUNDIT:

ShSKUK: 263 pacientë po trajtohen nga COVID-19

ShSKUK: 263 pacientë po trajtohen nga COVID-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor nga COVID-19  janë 263  pacientë, 186  prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive,  57 pacientë


Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)27 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 29 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive,  13 pacientë

Spitali i Prizrenit, 16 pacientë

Spitali i Gjakovës, 18 pacientë

Spitali i Pejës, 44 pacientë

Spitali i Gjilanit, 19 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë

Spitali i Ferizajt, 24  pacientë. /Telegrafi/