LAJMI I FUNDIT:

Qehaja: Nisja e mësimit më 27 shtator i rëndësishëm, dëmi për nxënësit nga mos prezenca në shkollë është jashtëzakonisht më i madh

Qehaja: Nisja e mësimit më 27 shtator i rëndësishëm, dëmi për nxënësit nga mos prezenca në shkollë është jashtëzakonisht më i madh

Fillimi i vitit të ri shkollor në Kosovë nuk nisi më 1 shtator, e kjo si pasojë e situatës së rënduar me pandeminë COVID-19.

Në mesin e shumë sfidave dhe luftës me pandeminë, fillimi i vitit të ri shkollor fillimisht ishte shtyrë për datën 13 shtator, e ku pastaj u vendos të shtyhet sërish për datën 27 shtator.


E më në fund, të hënën nxënësit do t’u kthehen bankave shkollore.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nisja e mësimit më 27 shtator është shumë e rëndësishme dhe se opsionet tjera ishin të papranueshme.

“Mësimi, padiskutueshëm mirë që po fillon në plotni nga e hëna më 27 shtator – çfarëdo opsioni tjetër do të ishte i papranueshëm. Të gjithë e kanë të qartë, dëmi për nxënësit nga mos prezenca në shkollë është jashtëzakonisht më i madh në krahasim me rrezikun nga virusi në shkollë. Rikujtoj që rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është për rikthim fizik në shkolla”, ka thënë Qehaja.

Ai ka shtuar se nxënësit nuk mund të dëmtohen më shumë dhe se shtyrja nuk do të ishte zgjidhje.

“Preokupimi kryesor për këtë vit mësimor duhet të jetë përkushtimi për një cilësi më të madhe në mësimdhënie dhe mësimnxënie, me shpresë që të rikuperojmë humbjet e deritanishme – pandemia është këtu për shumë më gjatë se që kemi menduar”, u shpreh Qehaja.

Ndryshe, të enjten ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se mësimi do të nisë më 27 shtator, ndërsa vendimi për këtë pritet të merret sot nga Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori