LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Qeveria vlerëson se nuk ka hapësirë për shtrenjtimit e bukës

Maqedoni: Qeveria vlerëson se nuk ka hapësirë për shtrenjtimit e bukës

Nuk ka asnjë arsye për rritjen e çmimit të bukës. Shteti e ka blerë tepricën e grurit dhe nëse është e nevojshme do të lëshohet në qarkullim për t’u rregulluar çmimet, thotë kryeministri Zoran Zaev.

Sipas tij, për momentin nuk mendohet për intervenim nga shteti pas paralajmërimeve për shtrenjtimin e bukës, pasi deri tani është intervenuar me uljen e TVSH-së në çmimin e rrymës.


“Rritja e çmimeve që ndodh në vend nuk është më e madhe por është më e ulët se rritja e përgjithshme e çmimeve në të gjithë botën. Në vendin tonë, inflacioni është ende 1,8 përqind, është korrigjuar në buxhet dhe nuk presim që të kalojë 2,2 përqind dhe kjo është brenda kufirit normal. Nuk ka asnjë arsye për të rritur çmimin e bukës, sepse kushtet janë të njëjta, shteti gjithmonë ndërhyn dhe në llogari të shtetit blen grurë të tepërt për rezervat e mallrave dhe gjithashtu i lëshon ato në treg për të baraspeshuar çmimet e produkteve ushqimore”, deklaroi Zoran Zaev.

Çmimi i grurit në bursat botërore është rritur vazhdimisht javët e fundit. Që nga fillimi i vitit, çmimi për një ton grurë është rritur për 15,3 përqind. Për momentin, një ton grurë në bursat botërore është 245 euro kurse vetëm tre javë më parë arriti rekord prej 280 euro për ton.

Sipas Agjencisë Botërore të Ushqimit, arsyet e rritjes së çmimit të grurit janë sasitë më të vogla të prodhuara për shkak të thatësirës, por edhe ndikimi i Covid- 19.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori