Lidhja Demokratike e Kosovës, ka hapur në formë digjitale fushatën për zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet që pritet të mbahen më 17 tetor të votojnë LDK dhe kandidatët e saj, duke thënë se në këtë ditë do të vendosi për të ardhmen e tyre katërvjeçare.
Abdixhiku tha se kandidatët e LDK-së për kryetarë komunash janë të denjë për të udhëhequr me qytetarët.
“Më 17 tetor ju vendosni për të ardhmen tuaj katërvjeçare. Vendosni për rrugët, për shkollat tuaja, për çerdhet tuaja, për fëmijët e familjet tuaja. Vendosni për shëndetin dhe mirëqenien tuaj, për mënyrën se si komuna juaj do të duket për katër vjet rresht. Më 17 tetor iu vendosni me mirëbesim kujt ia besoni këtë peshë, sa të rëndë aq edhe të pakthyeshme. Prandaj, ky mirëbesim i juaji ka rëndësi për ne. Dhe pse ka rëndësi për ne, në këto zgjedhje garojmë me njerëzit më të përgatitur të vendit. Individ me integritet njerëzor, me përvojë profesionale, me dedikim të vendit dhe qytetarëve. Garojmë me 27 gra e burra për kryetarë e kryetare komunash që prijnë një ekipi prej 570 kandidatëve për asamble’, tha ai.
Abdixhiku duke dhënë arsye që sipas tij qytetarët duhet të votojnë LDK-në, paralajmëroi rikthimin e partisë që ai drejton në nivel vendi.
“Më 17 tetor ju vendosni edhe për rikthimin e madh të LDK-së. Shtëpisë politike tuajën, secilit pa dallim. Përgjatë 6 muajve të fundit ne kemi dëgjuar, ne po dëgjojmë, ne po bashkë postojmë me secilin hap tonin me ju, sepse një lidhje e popullit nuk mund të ecë pa bashkë ecje me vet popullin. Prandaj, ne në vend të arrogancës kemi zgjedhur dëgjimin, në vend të hidhërimit kemi hapur diskutimet, në vend të destruktivitetit kemi zgjedhur konstruktivitetin. Kemi nderuar secilin mbështetës tonin, e kemi hapur partinë për të rinj e të reja. Gra e burra, të djathtë, qytetarë, rugovistë, përparues, e me dëshirë e ide për t’i shërbyer vendit. Rrugën tonë të kërkuar e kemi bërë dhe do ta bëjmë dhe është koha për rrugën tuaj në po të njëjtin drejtim”, tha ai.
Krejt në fund kritikoi partinë në pushtet, ndërsa thumboi edhe kolegët nga opozita.
Bëri thirrje që të refuzohen popullistët dhe të korruptuarit.
“Prandaj më 17 tetor refuzoni popullizmini. Fjalët e thata s’bëjnë punë. Popullistët kanë marr mjaftë e s’po mund t’i dalin vendit zot. Refuzoni edhe të korruptuarit, sepse pushteti s’mund të jetë fole e keqpërdorimeve e keqpërdoruesve. Sot neve dhe juve na duhen kryetarë e këshilltarë që din dhe duan, edhe janë të pastër, por edhe janë të ditur, që kanë energji për punë, aq sa kanë dashuri për qytetarët e vet. Që kanë respekt ndaj secilit, nxitje ndaj ndërmarrësve, mundësi ndaj punëtorëve”, tha ai.
Në fushatën hapëse, Abdixhiku prezantoi të gjithë kandidatët për kryetar të komunave, të cilët shpalosen vizionet e tyre për udhëheqje me qytetet nga vijnë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë