LAJMI I FUNDIT:

Sa fitojnë klubet nga secila fazë e Ligës së Kampionëve: Nga grupet, deri te finalja

Sa fitojnë klubet nga secila fazë e Ligës së Kampionëve: Nga grupet, deri te finalja

Liga e kampionëve është gara më e madh e klubeve në Evropë. Është sezoni i 67-të i turneut kryesor të futbollit dhe sezoni i 30 -të që kur u riemërua nga European Champion Clubs. Fituesi i Ligës së Kampionëve 2021–22 do të kualifikohet automatikisht për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2022–23.

Liga e Kampionëve e UEFA-s fillon me një fazë të grupeve prej 32 skuadrash të ndara në tetë grupe me nga katër. Secila skuadër luan gjashtë ndeshje të fazës së grupeve, duke takuar tre ekipet e tjera në grupin e saj brenda dhe jashtë vendit. Ekipi fitues dhe nënkampionët nga secili grup më pas kalojnë në raundin tjetër.


Dëshironi të dini se sa para fitojnë skuadrat për secilën fazë?

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve: Na presin tetë takime në fazën e grupeve
Lexo po ashtu Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve: Na presin tetë takime në fazën e grupeve

Detajet e plota të shpërndarjes së parave të çmimit jepen më poshtë:

Klubet që luajnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve do të marrin një pagesë minimale prej 15,250,000 euro secila para se të luhet një lojë e vetme.

Cila është tarifa bazë për fazën e grupeve? Çdo fitore në fazën e grupeve vlen 2,700,000 euro, me barazimet që paguhen 900,000 euro secila dhe asnjë për ekipin humbës.

Ekipet që arrijnë në 16-shen e fundit do të marrin një shumë prej 9,500,000 euro plus pagesa shtesë sa më gjatë të qëndrojnë në garë. Ekipet që arrijnë në çerekfinale do të marrin më tej një shumë prej 10,500,000 euro dhe gjysmëfinalistët do të marrë një shumë prej 12,000,000 euro (secili).

Finalistët marrin 15,000,000 euro dhe fituesi merr një shumë prej katër milionë euro që e bën shumën për kampionin 19,000,000 euro.

Kjo do të thotë që, në rastin më të mirë, një klub mund të fitojë 82,450,000 euro sipas kësaj strukture. Pa llogaritur shumën e raundeve kualifikuese, raundit të play-off.

Klubet që konkurrojnë në Ligën e Kampionëve gjithashtu marrin të ardhura bazuar në të drejtat televizive, e cila sipas UEFA luhatet në varësi të numrit të ekipeve të përfshira në garë nga një shoqatë e caktuar. Ky element i llogaritjes është krijuar për të shpërblyer vendet që sjellin më shumë para në arkën e UEFA-s. Pasi të ndahet mes ekipeve pjesëmarrëse nga ai vend bazuar në disa faktorë.

Telegrafi me rubrikë të veçantë për Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Telegrafi me rubrikë të veçantë për Ligën e Kampionëve

Këto janë:

Shuma aktuale përfundimtare në grupin e marketingut.

Përbërja e fushës së klubeve që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve UEFA 2021-22.

Numri i klubeve nga çdo ligë e caktuar që konkurrojnë në Ligën e Kampionëve UEFA 2021-22.

Pozicioni përfundimtar i secilit klub konkurrues në kampionatin e brendshëm të sezonit të tyre të mëparshëm.

Performanca e secilit klub në Ligën e Kampionëve UEFA 2021-22. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori