LAJMI I FUNDIT:

Telegrafi me rubrikë të veçantë për Ligën e Kampionëve

Telegrafi me rubrikë të veçantë për Ligën e Kampionëve

Gara më e madhe evropiane për klube në futboll, Liga e Kampionëve do të fillojë edicionin e ri 2021/2022 në ditën e martë (14 shtator).

Skuadrat tashmë kanë mësuar grupet ku do të garojnë, derisa Telegrafi ka menduar t’i mbajë lexuesit sa më të përfshirë në këtë pjesë.


Mediumi ynë, si herëve të tjera u ofron mundësinë lexuesve që të shfaqin njohuritë e tyre përmes lojës që quhet “Eksperti”.

Në këtë format, abonuesit tonë do të kenë mundësinë që t’i parashikojnë rezultatet në fazën e grupeve, por edhe më tej, duke fituar shpërblime nga më të ndryshmet në çdo javë.

Kjo nuk është hera e parë që Telegrafi shpërblen lexuesit që kanë njohuri për sportin, pasi rasti i fundit ishte ai në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Përmes kësaj mundësie, lexuesit tanë fituan shpërblime si: iPhone 12 Max Pro, vikend për një qift në Turqi, vikend për një qift në Golem, një Philips TV, bileta në Cineplexx dhe shumë fanella.

Në lojën “Eksperti”, do të ketë shpërblime edhe më të mëdha, e që lexuesit tanë do të kenë mundësi t’i fitojnë ato.

Faza e grupeve në Ligën e Kampionëve fillon këtë të martë (nesër), derisa ajo përfundon më 8 dhjetor, për të filluar më pas me fazën e eliminimit direkt, me shortin që hidhet më 13 dhjetor.

Liga e Kampionëve më pas rikthehet me fazën e eliminimit direkt më 15 shkurt, derisa finalja zhvillohet më 28 maj në stadiumin “Krestovsky” të Shën Petersburgut.

Ky është edicioni i 67-të në histori të garës më të madhe për klube në Evropë, e në Telegrafi do të kenë mundësi të lexoni shumë analiza, histori dhe lajmet e fundit që i ofron redaksia e sportit.

Kujtojmë se kampion në fuqi është Chelsea që në edicionin 2020/21 e mposhti Manchester Cityn në finalen e zhvilluar në Portugali.

Ky edicion pritet të jetë edhe më i zjarrtë, duke ditur përforcimet e mëdha që ka bërë Paris Saint-Germain me disa yje, duke theksuar kalimin befasues të Lionel Messit dhe rikthimi i bujshëm i Cristiano Ronaldos te Manchester United.

Rubrikën e veçantë kushtuar Ligës së kampionëve mund ta vizitoni duke klikuar këtu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori