LAJMI I FUNDIT:

Atletico fiton në frymën e fundit ndaj Espanyolit

Atletico fiton në frymën e fundit ndaj Espanyolit

Atletico Madrid ka marrë një fitore të vuajtur, por shumë të rëndësishme në udhëtim te Espanyoli 1-2.

Vendasit kanë luajtur më mirë në pjesën e parë, duke krijuar më shumë mundësi.


Vetëm pas katër minutave lojë Espanyol rrezikoi me Adrian Embrama, por gjuajtja e tij u prit nga Jan Oblak.

Në minutën e 17-të rrezikuan mysafirët me Antoine Griezmann, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë.

Ishte minuta e 40-të kur vendasit gjetën golin e parë në këtë takim. Embrama asistoi bukur për Raul de Tomas i cili realizoi një gol të bukur për 1-0.

Me epërsinë minimale të skuadrës katalunase përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Atletico në pjesën e dytë u tregua shumë më e rrezikshme, ku trajneri Diego Simeone bëri tri zëvendësime.

Thomas Lemar, Lodi e Kondogbia u futën në fushë në vend të Trippier, Hermoso e Correas.

Në minutën e 53-të, zëvendësuesi Thomas Lemar gjeti golin, por që u anulua pas rishikimit në VAR për shkak të pozitës jashtë loje.

Pas shumë tentimeve, Atletico gjeti golin e barazimit në minutën e 79-të, kur belgu Yannick Carrasco realizoi për 1-1.

Kur pritej fundi i ndeshjes, në skenë doli zëvendësuesi Thomas Lemar i cili arriti të realizoj gol për t’i siguruar tri pikë të mëdha Atleticos 1-2.

Me këtë fitore të arritur, Atletico tani kryeson në La Liga me 10 pikë pas katër ndeshjeve, derisa Espanyoli mbetet në vendin e 16-të në kuotën e dy pikëve.

Në këtë takim për vendasit u paraqit nga minuta e 58-të edhe reprezentuesi shqiptar, Keidi Bare.

Ndeshjen e ardhshme, Atletico Madrid luan në Wanda Metropolitano përballë Athletic Bilbaos, derisa Espanyol udhëton drejt Andaluzisë për tu përballur me Betisin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori