Ministri i Bujqësisë, Faton Peci iu ka përgjigjur kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke thënë se janë veç piuna të atit të tyre ideologjik, Isa Mustafës.
Ai ka shkruar në Facebook se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka vendosur t’i shtyjë zgjedhjet dhe asnjëherë se ka thënë këtë.
Sipas tij, ajo e luan rolin e saj kushtetues kur i fton liderët politik për të diskutuar për gjendjen me pandeminë dhe ndikimin e saj në procesin zgjedhur.
Postimi i plotë:
Kur eksponente të politikës (e ati i tyre ideologjik) na flasin për ndikim ndaj institucioneve të pavarura, mendojnë që kemi harruar se si ata nuk bëzanë kur Thaçi shtyu zgjedhjet në Podujevë një ditë para se të mbaheshin, pa pyetur e konsultuar asnjë parti politike, pa pyetur për kushtetutë e ligj, pa pyetur për demokracinë. Këta eksponente oportunistë heshtnin, se s’donin të prisheshin me shefat e tyre. Se janë veç piuna të atit të tyre idologjik, I.Mustafës, e dëshmuan edhe sot.
Kur eksponentë të politikës na flasin për guxim, e si kinse askush NUK GUXON ta bëjë këtë e atë, mendojnë se neve na ka kapluar amnezia kolektive e kemi harruar se kush në të vërtetë janë ata: njerëz që me jetën e tyre politike veçse guxim nuk kanë treguar.
Kur eksponentë të politikës na flasim për demokracinë, mendojnë se kemi harruar për historinë e tyre të re të përjashtimeve e të tërheqjes së njerëzve zvarrë, veç pse kërkonin njëmend demokracinë. Ani na flasin për demokracinë ata që ndërtuan qeverine anti-kushtetuese, pa vota qytetare, e më atë qeveri avulluan miliona pa ndalë. Menduan se do të avullohen edhe gjurmët e keqpërdorimeve të tyre, por, pa merak, të gjitha do ju dalin ne shesh.
Ju vertetë mendoni se na ka kapur amnezia kolektive e nuk ju njohim se kush jeni në të vërtetë.
Qytetarë të dashur, mbylljuni derën propagandave të tilla, e cila udhëhiqet thjeshtë nga urrejtja e verbuar. Ju e njihni gjithsecilin, sepse e kemi sprovuar veten. E dini kush njëmend punon për demokraci. I keni parë këta abuzues pushteti se si shkelën çdo normë etike e ligjore pergjatë dy dekadave.
Presidentja juaj NUK ka vendosur t’i shtyjë zgjedhjet dhe asnjëherë se ka thenë këtë. Presidentja juaj po e luan rolin e saj kushtetues kur i fton lideret politik për të diskutuar për gjendjen me pandemine dhe ndikimin e saj në procesin zgjedhur (për dallim nga ai parapraku që se konsultonte askend). Presidentja juaj, si gjithnjë, në çdo vendim të saj do te ketë parasysh vetëm e vetëm interesin tuaj. Në vend të histerive abnormale që shpërndajnë propagandë online për të dëshmuar besnikërinë ndaj politikës IsaMustafiane, ju e dini kujt në të vërtetë t’i besoni.
Gjithnjë e keni ditur, e dini edhe tash!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur